Prisni me durim!
Por fryti i Frymës (puna me anë të së cilës prania e Tij përmbush) është… durimi (zbutje dhe vetpërmbajtje)… – Galatasve 5:22
Të gjithë e duam ndryshimin në jetën tonë, por jo gjithmonë kalojmë përmes procesit që na çon atje. Zakonisht na merr më shumë kohë nga sa mendojmë që duhet të marrë dhe ka gjithmonë periudha pritje përgjatë rrugës. Pyetja është, do të presim në mënyrën e gabuar apo të duhur? Nëse presim në mënyrën e gabuar, do të jemi të mjerueshëm; por nëse vendosim të presim në mënyrën e Perëndisë, mund të bëhemi të duruar dhe ta shijojmë pritjen.
Kërkon praktikë, por ndërsa lejojmë Perëndinë të na ndihmojë në çdo situatë, ne zhvillojmë durimin, që është virtyti më i rëndësishëm në jetën e krishterë. Durimi është fryti i Frymës. Zhvillohet vetëm në sfida, prandaj nuk duhet t’ia mbathim nga situatat e vështira. Ndërsa zhvillojmë durimin, Bibla thotë që më në fund ndihemi plotësisht të kënaqur, pa na munguar asgjë (shih Jakobi 1:2-4).
Edhe marrëdhënia jonë me Perëndinë përfshin ndryshime. Ne mësojmë t’i besojmë Atij në një mënyrë më të thellë duke kaluar përmes shumë përjetimeve që na kërkojnë të presim më gjatë nga sa na pëlqen. Më besoni, pritja mund të jetë e vështirë, por do t’ju bëjë më të fortë. Përfitimet që vijnë nga durimi janë të vlefshme për të pritur!
Lutje
Perëndi, unë dua të ndryshoj dhe të rritem në marrëdhënien time më Ty. E kuptoj që kjo kërkon zhvillimin e durimit, por e di që do të forcohem ndërsa Ti zhvillon durimin në mua.
Related Posts
95
…mbretëria e Perëndisë është përbrenda jush (në zemrat tuaja). – Luka 17:21 Ndonjëherë ne do të donim që gjërat të ndryshojnë por nuk jemi të gatshëm të bëjmë atë që nevojitet për t’i ndryshuar. Kishte kohë në jetën time kur mërzitesha shumë për rrethanat e mia. Doja që Perëndia t’i… Tags: të, që, në, uncategorised
94
Nuk është ndonjë gjë e fshehtë që jam thellësisht i shqetësuar për brezin e ardhshëm. Kur mendoj për armiqësinë në rritje ndaj besimit të krishterë me të cilin do të përballen këta të rinj, shkurajohem. Por shumë shpejt, Fryma e Shenjtë më kujton se Zoti është më i fuqishëm se… Tags: të, në, më, që, uncategorised
93
Pastaj u tha atyre: “Kini kujdes dhe ruhuni nga kopracia, sepse jeta e njeriut nuk qëndron në mbushullinë e gjërave që zotëron“. A ndihesh sikur je i shpërndarë në shumë drejtime: duke u përpjekur që të jesh një grua, një nënë, një drejtuese automjeti, duke u përpjekur që të mbash… Tags: të, që, uncategorised
92
“Unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.” Gjoni 10:10 Xhek Keruak ka shkruar një libër me titull “Udhëtimi”. Një ndër personazhet e këtij libri , kthehet nga të tjerët dhe u thotë, “Ne duhet të ecim, e të mos ndalojmë derisa të mbërrijmë atje. “… Tags: të, që, në, uncategorised
92
Ky lexim i Torës vazhdon me festën e Rosh HaShannah. Megjithëse biblikisht quhet “dita e tingullit” ose “përkujtimi i tingullit”, të lashtët, i vunë një emër të ri festës për të theksuar atë që tingulli i borive u kujton dëgjuesve, sigurimin e Zotit. Sepseme anë të këtij sigurimi, populli i… Tags: të, që, në, uncategorised