LAJMET E FUNDIT

“Pritet që të gjithë ta votojnë demarkacionin”

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se pas një takimi që ka pasur me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj është optimist se Kuvendi më në fund do të kalojë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Deda ka thënë se ka marrë informata nga Limaj lidhur me një iniciativë që të arrihet një marrëveshje garantuese me Malin e Zi, që nëse gjinden gabimet mund të ketë rinegocim.

“Zyrtarisht me kërkesë të zv.kryeministrit Fatmir Limaj jemi takuar sot më herët. Më ka informuar për iniciativën e tij për biseda në Mal të Zi dhe jam që t’i japim hapësirë. Më tregoi që Mali i Zi është i gatshëm që të ndihmojë Kosovën që ta kalojë demarkacionin. Nëse shkon siç jemi informuar, ma merr mendja se i gjithë Kuvendi do të votojë marrëveshjen e demarkacionit. Ne nuk guxojmë ta rrëzojmë demarkacionin në Kuvend. Ideja është të miratohet me garanci. Ka shumë mundësi si dy qeveri mund të marrin garancinë, zotimin, përkushtimin apo çka do që është vetëm le të na çojë tutje”, ka thënë Deda në Interaktiv të KTV-së.

Deda ka thënë se nëse Kosova dëshiron që në dhjetor të ketë liberalizim të vizave kjo duhet të përfundojë në muajin shkurt. Sipas tij, në të kundërtën liberalizimi nuk bëhet as më 2019.

Ai ka folur edhe për negociatat me Serbinë ku ka ftuar që të arrihet konsensus politik në vend.

“Për me qenë seriozë dhe që Kosova të përfitojë ulëse në OKB dhe të përfundojë problemet me Serbinë është të kemi konsensus. Konsensusi është që të caktohet një strategji, një ekip negociues, cilat janë temat tona jetike, cilat nuk janë e të tjera. Paralelisht kur të ndodhin arrestimet nga Specialja duhet të jemi të dinjitetshëm që të jemi moralisht superior në tavolinë me Serbinë dhe jo të ndihemi keq në atë tavolinë. Ne kemi superioritet moral kur kërkohet hapja e varrezave masive në Serbi, kur kërkojmë kthimin e pensioneve ë qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar Deda.

Sa i përket Gjykatës Speciale, Deda thotë se akoma nuk është bindur që krerët e partive në koalicion janë tërhequr nga tentativa për shfuqizim.

“Kush po thotë që janë tërhequr. Që t’u besojmë deklaratave të tilla duhet partitë e tyre të marrin vendim publik që partitë po tërhiqen nga ajo kërkesë. Kërkesa është ende në qeveri dhe qeveria duhet që deri më 20 shkurt të japë mendim. Nëse këta tërhiqen, iniciativa nuk vlen më”, ka thënë ai.

Deda ka thënë se izolimi me viza është ndër sanksionet e fundit që SHBA-ja mund t’u bëjë liderëve kosovarë. Ai ka thënë se duhet të përcillen se me kë do të takohen krerët kosovarë gjatë qëndrimit të tyre në SHBA për “Lutjet e Mëngjesit”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Fjalët e fundit të Steve Jobs janë një “këmbanë” për të gjithë Zoti na ka bërë në një mënyrë, ne mund të ndiejmë dashurinë në zemrën e secilit prej nesh, dhe jo iluzionet e ngritura prej famës apo parasë, si ata që bëra në jetën time. Ata iluzione unë nuk…
    Tags: të, në, që
  • 83
    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga kryetarët e komunave dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces, që t'i kushtohet vëmendje e shtuar testit PISA, që pritet të mbahet në fund të prillit. Haradinaj ka shkruar në Facebook…
    Tags: të, në, që, ka
  • 83
    Ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni, ka thënë se Franca është shet mik i Serbisë dhe se miqtë e thonë të vërtetën, e ajo është se nuk do të ketë integrim të Serbisë në BE pa marrëveshje për Kosovën. “Franca është shtet mik i Serbisë, dhe mes miqve thuhet e…
    Tags: të, në, ka, që
  • 82
    Duhet të bëjmë çmos dhe është një ndër prioritetet e vitit 2018, që të bëhet ristrukturimi i ndërmarrjeve publike në mënyrë që të paktën t’i eliminojmë humbjet dhe nëse s’ka fitim, të paktën të mos jenë barrë e buxhetit të Kosovës.
    Tags: të, në, që
  • 81
    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley deklaroi se Uashingtoni po përpiqet fort që të gjitha vendet ta njohin Kosovën në Kombet e Bashkuara. Haley i bëri komentet gjatë pritjes së organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork dhe Dhoma Amerikane në Kosovë, ku ishin…
    Tags: të, në, që
Comments