Kulturë

Projekti “Biblioteka qarkulluese” në prag të finalizimit

Organizata “ETEA” bashkë me mbështetësit e projektit “Biblioteka qarkulluese” kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me zyrtarë komunalë të Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit.

Ky projekt ka për qëllim nxitjen e mendimit kritik dhe rritjen e shprehisë së leximit te filloristët. Çdo javë në shkollat përfituese do të zhvillohen dy orë të leximit sipas udhëzuesve për aplikimin e strategjive të lexim-kuptimit.

Drejtori i organizatës ETEA, Agon Ahmeti, foli për përfitimet që do t’i kenë shkollat nga ky projekt.

Dy udhëheqësi e drejtorive të arsimit në Prishtinë dhe Gjilan, thanë se ky projekt është shumë i mirëseardhur.

“Koni luan futboll”, “Natën e mirë Alfons Oberg” dhe “Djali miliarder” janë disa nga titujt, të cilët me të filluar shtatori do të udhëtojnë nëpër 20 shkolla të Kosovës në kuadër të “Bibliotekës qarkulluese”. Në ditët në vazhdim, “ETEA dhe “The Library Project Kosovo” pritet që të nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi edhe me zyrtarë të pesë komunave të tjera. © KOHA. 

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    “DokuFesti” sjell arritjet kulmore të botës kinematografikeSe “DokuFesti” tashmë është destinacion i filmbërësve botërorë, dëshmia e radhës është edhe edicioni i 18-të. Prej të premtes Prizreni do të shndërrohet në kryeqendër të filmit, përderisa aty do të jenë edhe filma emrash të njohur, fitues çmimesh, si ai “Oscar”. Do të sjellë arritjet kulmore të kinematografisë, por…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Çfarë po i thotë Zoti botës përmes Coronavirusit?Kjo ishte tema e tre programeve që u regjistruan kësaj jave në valët e Radio 7. Këtu janë disa pyetje dhe përgjigje nga programet. Ju lutemi merrni kohë për të shikuar këto vargje dhe t'i lexoni ato me zë të lartë për të përfituar për veten dhe familjen tuaj. Zoti…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Më mirë vonë se kurrëUnë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    GKK prezanton João Ribasin kurator të edicionit të 16-të të Bienalit të fotografisë “Gjon Milit”Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se kuratori i 16-të i Bienalit të fotografisë “Gjon Milit” është João Ribas. João Ribas është shkrimtar dhe kurator bazuar në Porto. Ai më parë ishte drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore Serralves, Porto, ku gjithashtu mbajti postin e zëvendësdrejtorit dhe kuratorit të lartë…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Veseli: Potenciali i diasporës, prioritet në strategjitë zhvillimore të KosovësKuvendi i Kosovës ka hapur sot dyert për të pritur diasporën në një seancë pune. Përmes konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat…
    Tags: të, në, dhe
Comments