Pse duhet të shkojmë në kishë?
Unë i njoh veprat e tua, që ti nuk je as i ftohtë, as i ngrohtë. Do të doja të ishe i ftohtë ose i ngrohtë. (Zbulesa 3:15)
Nëse nuk jeni ndjerë kurrë sikur donit të hiqnit dorë nga kisha, mundësitë janë që a) nuk shkoni në kishë, nuk keni qenë kurrë dhe nuk mendoni të shkoni, b) keni gjetur një vend të rehatshëm për të dremitur një orë të dielën në mëngjes, ose c) jeni një shenjtor, dhe duhet me patjetër të jeni kandidat për medalje kur të hyni në portat e parajsës.
Ajo që doni të bëni ndonjëherë dhe që e dini se nuk duhet bërë është një gjë dhe ajo që bëni në të vërtetë është diçka tjetër. Të gjithë dekurajohen ndonjëherë me gjërat që ndodhin në një kishë. Muzika është shumë e lartë ose shumë bashkëkohore. Kisha nuk është shumë tradicionale, është shumë intelektuale, shumë emocionale, e pavend, injoron çështjet sociale, shumë politikë ose nuk është e përfshirë sa duhet, ose të tjera. Pastori flet për një kohë të gjatë, ose nuk flet sa duhet, nuk flet në mënyrë biblike ose flet në mënyrë të papërshtatshme.
Po mendoj për një pastor i cili jepte më të mirën, por thjesht nuk transmetonte asgjë. Me pak fjalë, ai ishte i mërzitshëm. Një dhjak e mori pranë dhe i dha një CD të mesazhit të së dielës. “Ulu dhe dëgjoje këtë,”- i tha ai. Pastori pranoi. Sapo dhjaku u largua, pastori vendosi CD dhe po dëgjonte mesazhin. Pas 10 minutash dhjaku po përgjonte pas derës për të parë se çfarë po ndodhte dhe gjeti pastorin në gjumë të thellë, duke gërhitur me gojën hapur.
Kohët e fundit shumë njerëz thonë se kanë hequr dorë nga kisha, por jo nga Zoti, dhe kanë filluar ta zëvendësojnë me të tjera gjëra si këto. Disa dëgjojnë predikuesit në televizion, por një numër i madh zgjedhin të adhurojnë Zotin në natyrë, në fusha golfi, në plazh.
Pra, pse duhet të shkojmë në kishë? Meqenëse koha është e limituar, po ju jap disa përgjigje të drejtpërdrejta. Së pari, sepse frekuentimi i kishës nuk është vetëm një normë e të krishterëve të hershëm, por është gjithashtu një bindje ndaj vetë Shkrimeve. Hebrenjve 10:25 na udhëzon: “Pa hequr dorë nga të mbledhurit tonë, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njëri-tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.” Arsyeja e dytë është se në një vëllazëri njerëzish të lënduar, nevojtar, si edhe të rritur në frymë, ne shohim krahët e hapur të Perëndisë për të gjithë. Arsyeja e tretë: Asgjë nuk krahasohet me adhurimin njëzëri, disa në tonalitet dhe disa jashtë ritmit, duke i kënduar lavde të Plotfuqishmit. Të këndosh pas një CD nuk është e njëjtë si me një grup njerëzish që bashkojnë zërat së bashku. Së katërti: Vetëm në një vëllazëri kishe mund ta inkurajojmë njëri-tjetrin, të shtyjmë njëri-tjetrin, dhe të mbajmë barrët e njëri-tjetrit sepse kemi nevojë.
Sigurisht që zjarri juaj mund të ndizet dhe rritet, por pa trungje të tjerë shpejt do të fillojë të fiket. Drutë janë konsumuar plotësisht vetëm kur kthehen në qymyr.
Një burrë që ishte plotësisht i shurdhër shkonte në kishë çdo të Diel. “Pse vjen?” pyeti dikush, duke shtuar: “Ti nuk dëgjon asgjë që thuhet!” “Po,” u përgjigj ai, “Por në këtë mënyrë ata e dinë se në ç’anë jam.” Si ju duket kjo?
Related Posts
- 96
- 95Qindra njerëzve po u ndryshojnë jetët nga hiri i fuqishëm, shpëtues i Jezu Krishtit, ndërsa një “lëvizje e Zotit” vazhdon në javën e dytë në Kishën Free Chapel në Gainesville, Georgia. Ajo që filloi si një ringjalljeje dy netëshe më 23 tetor, me të ftuar special Evangjelist, Perry Stone, u zgjat në natën e 10-të, të mërkurën dhe…
- 94
- 94Prandaj eja të bëjmë një besëlidhie midis teje dhe meje, dhe që ajo shërbeftë si dëshmi midis teje dhe meje” –Zanafilla 31:44 Ekziston një fjalë e vjetër që përdoret për të përshkruar angazhimin, si përkushtimi në martesë, dhe është kjo: besëlidhje. Një besëlidhje është më e fortë se një marrëveshje…
- 93