Inkurajime

Pse martesa duhet të ketë përparësi mbi çdo marrëdhënie tjetër?

Në një kohë kur shifrat e divorceve po rriten,  kur familjet me një prind, sidomos me nëna të vetme edhe në Shqipëri janë rritur, java e martesës vjen si inkurajim dhe shërbim për të gjithë shoqërinë. Java e Martesës është shtrirë në katër kontinente dhe Shqipëria është një nga 25 shtetet që e kanë pranuar. Martesa kërkon angazhim e stërvitje për të pasur rezultate, e në fund fitojnë ata që nuk dorëzohen rrugës, por e përshkojnë rrugëtimin me optimizëm. Ned dhe Jorid Spiecker, koordinatorë të Javës së Martesës për Shqipërinë në një intervistë për TV7 Albania tregojnë “sekretet” e një martese të suksesshme.

Kur një çift ende nuk është bërë më fëmijë, vëmëndja shkon ndaj njeri-tjetrit, në të gjitha dimensione e tij. Por, kur më pas vijnë fëmijët në jetë, përkushtimi spostohet tek fëmijët. Në fakt, Ned dhe Jorid Spiecker kanë një koment të rëndësishëm lidhur me përparësinë që duhet të ketë marrëdhënia bashkëshortore në krahasim me fëmijët. Për këtë, ata i referohen Fjalës së Zotit. Sipas tyre, Zoti e nisi krijimin me një çift. Fryti i tyre i dashurisë janë fëmijët.

“Si mundet që fëmijët të rriten nëse nuk kanë nevoja të plotësuara si dashuria, përkushtimi apo modeli i mirë. Ju si çift, keni nevojë të jeni një skuadër sëbashku dhe martesa mbetet modeli që Zoti ka krijuar për të përcjellë mënyrën e tij për brezat që do të vijnë. Nëse fëmijët shohin që prindërit nuk kërkojnë falje tek njëri-tjetri, duke treguar mosrespekt, atëhere të kundërtën e saj, nuk do ta mësojnë dot as në çerdhe, kopshte apo shkolla. Kjo është pjesa më ë rëndësishme e jetës. Për kulturën shqiptare, mbetet e vështirë vendosja e marrëdhënies bashkëshortore në përpara fëmijëve sepse janë shumë të dhënë pas tyre. Zoti ka krijuar (çiftin) për të qënë  dëshmi edhe për Zotin. Fëmijët një ditë do të largohen nga prindërit për të ndërtuar jetën e tyre e nëse fokusi do të jenë vetëm ata, çfarë do të mbesë nga ju. Nëse fëmijët marrin tërë vemendjen tuaj,  marrëdhënia në çift do të vuajë dhe ata do të ndjejnë këtë gjë. Marrëdhënia e fortë në çift, u jep fëmijëve siguri. Siguria është e rëndësishme për zhvillimin e tyre”.

Koordinatorët e Javës së Martesës përmendin 4 vlera të rëndësishme të unitetit në familje.

Dashuria: Vlera e parë është dashuria. Jemi krijuar nga dashuria, për dashurinë. Zoti është dashuri, jemi krijuar me imazhin e tij. Urdhërimi i tij është të duam Zotin me gjithë zemër dhe njëri-tjetrin. Dashuria do të zgjasë marrëdhënien tonë por edhe dashuria për fëmijët dhe të tjerët.

Besimi tek njëri-tjetri: Kjo është baza e çdo gjëje.  Për të ndërtuar besimin e njeri-tjetrit, duhet shumë kohë ndërsa për prishjen e tij, menjëherë. Të tregojmë Integritet në atë që themi që duhet të bëjmë. Ne i bëjmë shumë premtime fëmijëve dhe njëri-tjetrit, që në fakt, nuk i plotësojmë, ndaj është e rëndësishme praktika.

Respekti: Prindërit janë të vëzhguar. Fëmijët shohin sesi respektojnë njëri-tjetrin, si i drejtohen njëri-tjetrit. Të gjithë janë krijuar me vlera të veçanta. Le ti shohim këto vlera të veçanta, ti pranojnë e ti cmojmë.

Mirëkuptimi: Të njohim e mirëkuptojmë njëri-tjetrin. Edhe pse mund të keni shumë vite martesë, ka ende gjëra për të mësuar nga njëri-tjetri. Duhet të kini kuriozitetin për të njohur dimensione të tjera të përsonit që ndani jetën. Ky është një proces që vazhdon. Duke mësuar nga njëri-tjetri, mësoni njëkohësisht edhe të vlerësoni njëri-tjetrin.

Sipas Ned dhe Jorid Spiecker, ka disa sfida aktuale në për të cilat po kalojnë shumë çifte. Ata rendisin: kulturën, rrjetet sociale( presion për të pasur të mira material),konkurrencën(krahasimi kush jep më shumë në marrëdhënien në çift) etj. Për të luftuar këto sfida, ka një emërues të përbashkët: vendosja e Zotit në qendër të marrëdhënies së çiftit.

Nëse nuk kemi Zotin në qendër, bota dhe kultura na lëkund. Bazamenti ynë në çift është Krishti dhe në familje po ashtu. Të marrim iniciativa që shkojnë në mirënjohje dhe falenderim ndaj Zotit. Zemra jonë duhet të jetë falenderuese ndaj Zotit. Të themi: kjo ka qënë ditë e mirë, faleminderit Zotit. Të ndërmarrim një hap: a mund të lutemi bashkë apo se të hamë darkë? A mund të lexojmë një varg bashkë. Kjo na bashkon rreth altarit të Perëndisë. Ne kemi një drejtim dhe ai që na bashkon është Zoti. Kjo na bën mire edhe të heqim sytë nga vetvetja por të shohim lart tek Perëndia”.

Java e Martesës është një lëvizje ndërkombëtare e cila synon të inkurajojë çiftet, të këshillojë ata që kanë probleme duke mbledhur përvojën e çifteve të tjera, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Duke bërë të mirën…..Të korrat po vijnë! Prandaj, kur ndiheni të lodhur, kërkoni nga Zoti forcën për të vazhduar. Galatasve 6:9-10 Ka të paktën dy lloje pritjesh. Nganjëherë ne presim në mënyrë pasive – ndërsa jemi në makinë, në telefon ose në një radhë në aeroport. Por mund të presim edhe aktivisht –…
    Tags: të, në, për, inkurajime
  • 100
    Premtimi më i bukur!Romakëve 8:28 është një nga vargjet më madhështorë në të gjithë Shkrimin. Është mahnitës në madhështinë e tij, në bujarinë dhe gjithëpërfshirjen e madhësisë së tij. Nga ky premtim i mrekullueshëm, e dimë se Perëndia po bën që të gjitha rrethanat tona të bashkëveprojnë për të mirën tonë—”të mirën e atyre…
    Tags: të, në, për, inkurajime
  • 100
    Ndaluni dhe sodisni bukurinë e Zotit!Mjekja misionare Margaret Brand shkroi për kohën kur djali i saj i vogël, Kristoferi, kishte shkuar të luante lart në kodër në Indi, kur dielli po perëndonte. “Erdhi me vrap shumë  i emocionuar. [Ai] më kapi dorën, – tregon ajo, – dhe u përpoq të më tërhiqte jashtë ndërsa më…
    Tags: të, për, në, inkurajime
  • 97
    Prangat u thyen!Në këtë stinë, festojmë faktin që Zoti dërgoi Birin e Tij nga parajsa për të na shpëtuar nga mëkati ynë. Por Jezusi erdhi jo vetëm për të fshirë mëkatet tona, por edhe për të shkatërruar veprën e Satanit. Lexoni 1 Gjonit 3:8. Këto dy qëllime të ardhjes së Jezusit në…
    Tags: të, në, për, inkurajime
  • 97
    Besimtarët janë shenjtëruar për t’i shërbyer Zotit!Le të lexojmë pjesën e fundit të Torës të kësaj jave ku Kohanimët u shenjtëruan për të shërbyer. Një përkushtim i ngjashëm ndodh me çdo besimtar kur ai ose ajo pranon Yeshua-n dhe merr Frymën e Shenjtë – sepse edhe ai është i shenjtëruar për t’i shërbyer Zotit. Në kapitullin…
    Tags: të, për, në, inkurajime
Comments