Pse nuk mund të ndjekim zemrën?
Pastaj u tha të gjithëve: “Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë. – Luka 9 : 23
Jezusi ishte i qartë me dishepujt e tij se dishepullizimi nuk është diçka e rastësishme. Ai e dinte që po i thërriste dishepujt e Tij për një përkushtim intensiv, jo për ndonjë hobi fundjave. Për bashkëkohësit e Jezusit, «marrja e kryqit çdo ditë» ishte një derë e hapur e torturave të tmerrshme e poshtëruese të ushtruara mbi të burgosurit nga qeveria romake e asaaj kohe.
Perëndia nuk është sadist që të kënaqet me torturat tona për të provuar besnikërinë. Megjithatë, “mohimi i vetvetes” nuk është diçka që na vjen natyrshëm. Në kulturën e sotme të krishterët nuk e kanë për zakon t’i mohojnë vetes pothuajse asgjë. Kultura e krishterë është shpesh sipërfaqësore dhe e përqendruar në kënaqësinë ndaj vetvetes (ose grupit), por jo dishepullizimit të vërtetë.
Të mohosh vetveten nuk do të thotë të mos ndjesh kënaqësi ose të mos kesh asgjë të mirë. Do të thotë që ne i japim përparësi diçkaje tjetër mbi veten tonë. Përkthyesi misionar i Biblës, Ken Jacobs, u shpreh në këtë mënyrë: “Nëse dikush dëshiron të më ndjekë mua, le të më ndjekë me gjithë zemër…”
Jo gjithçka që duam është e gabuar t’a dëshirojmë ose t’a marrim. Të vendosësh dëshirat e zemrës së Jezusit mbi të tuat do të thotë se nëse vullneti i Perëndisë bie ndesh me dëshirat e tua, do mohosh veten. Po ashtu si Jezusi nuk kërkoi të drejtat e tij dhe u shërbeu të tjerëve po ashtu Ai pret të njëjtën gjë nga ne. Ndonjëherë t’u shërbesh të tjerëve është po aq e rëndë ose e rrezikshme sa të mbash një kryq. Nëse u japim përparësi dëshirave tona egoiste, nuk ka vend për atë që Jezusi vlerëson në zemrat tona.
Related Posts
- 100
- 97
“Pasi shpëtohemi, pritet të ecim sipas standarteve të Perëndisë në lidhje me shenjtërinë (shenjtërimin)” Kur lexoni premtimet e Zotit, do të zbuloni se mallkimet janë më të shumta se sa bekimet. Pse është kështu? Për të treguar se sa seriozisht e merr Zoti drejtësinë. Qëllimi i pasazheve që flasin për…
- 97
- 97
- 97