Mesazh

Pse të më dojë Zoti mua?

A e keni ndonjëherë të vështirë të besoni në dashurinë e Zotit, që Ai ju do me të vërtetë? Ndoshta jeni aq i vetëdijshëm për dobësitë tuaja, saqë mendoni: “Pse do të më donte mua Zoti? Si mund të më dojë Ai?”

Dwight L. Moody, ungjilltar i mirënjohur, tregonte një histori për një fermer që u gjet i gjunjëzuar para varrit të një ushtari. Dhe dikush e pyeti: “Pse i kushton kaq shumë rëndësi këtij varri? A është varrosur djali juaj në të?”

“Jo,” tha ai, “Gjatë luftës në familjen time ishin sëmurur të gjithë kur mua më thirrën. Nuk e dija si mund t’i lija në atë gjëndje. Një nga fqinjët e mi erdhi dhe më tha: ‘Do të shkoj unë në vendin tënd; Sepse nuk kam familje.’ Por gjatë një beteje  fqinji u plagos dhe më pas vdiq. Dhe, zotëri, kam ardhur nga larg për të shkruar mbi varrin e tij këto fjalë: “Ai vdiq për mua”.

Ti dhe unë mund të shkruanim të njëjtat fjalë, në kodrën e Kalvarit – vendi ku u kryqëzua Jezusi. Atje Shpëtimtari zuri vendin tuaj dhe vdiq për mëkatet tuaja – për tuajat dhe të miat gjithashtu – në mënyrë që ne të mos vdisnim. Mund të thuash të njëjtat katër fjalë që fermeri kishte shkruar: “Ai vdiq për mua”.

Bibla thotë: “Nga kjo e kemi njohur dashurinë: ai e dha jetën e vet për ne; dhe ne duhet ta japim jetën tonë për vëllezërit.” “Në këtë është shfaqur dashuria e Perëndisë ndaj nesh, se Perëndia dërgoi Birin e tij të vetëmlindurin në botë që ne të rrojmë nëpërmjet tij.- Në këtë është dashuria: jo se ne e kemi dashur Perëndinë, por që ai na ka dashur ne dhe dërgoi Birin e tij për shlyerjen e mëkateve tona.” (1 Gjonit 3:16, 1 Gjonit 4:9,10).

Miku im, nuk duhet të dyshosh kurrë nëse të do apo jo Perëndia– pavarësisht rrethanave në të cilat ndodhesh. Dëshmi e asaj dashurie janë këto katër fjalë, “Ai vdiq për mua“.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Izraeli dhe UngjilliNë pjesën e Torahut të kësaj jave, Jakobi merr zbulesë në lidhje me shpengimin. Shkalla e mbështetur mbi tokë, maja e së cilës prekte qiellin I referohet Mesias, siç mësoi dhe  Yeshua ( Jezusi) tek Gjoni 1:51. Ishte menjëherë pas ëndrrës kur, “Pastaj Jakobi u nis dhe shkoi në vendin e…
    Tags: të, në, që, dhe, për, mesazh
  • 94
    T’i bësh ditët e tua të vlefshme.Ç’dobi  do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet? Marku 8:36 Disa kohë më parë, njerëzit përdornin një shprehje “ Është vetëm një jetë që do të kalojë shpejt; vetëm ajo që është bërë për Krishtin do të mbes.”   Kjo frazë përshtatet…
    Tags: të, në, që, ai, dhe, për, më, mesazh
  • 93
    Rruga e JetësJeta është e pasigurt, por nëse dëgjojmë zërin e Zotit, Ai do të na udhëheqë dhe do të na japë forcë për të vazhduar të ecim përpara. Psalmi 25:1-22 E ardhmja është një shteg i panjohur me kthesa të ngatërruara. Aktivitetet tërheqëse mund të jenë rrugë të tërthorta që të…
    Tags: të, që, dhe, në, për, mesazh
  • 93
    E vërteta e Ungjillit!Galatasve 1:6-8 janë kritike, jo vetëm për këtë Libër dhe për të kuptuar më mirë këtë libër në Bibël, por edhe për jetën e secilit prej nesh. Pali shkruan: ” Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër, i…
    Tags: të, që, dhe, në, ne, mesazh
  • 92
    Korrigjimi!Fjalët e urta 12:1 thotë: “Kush e do korrigjimin do diturinë, por ai që e urren kritikën është budalla.” Duhet ta përmend këtë. Një nga fëmijët e mi, djemtë e mëdhenj lexojnë Biblën bashkë me ne, dhe njëri prej tyre tha: “Hej, a e di ti babi, se është një fjalë e keqe…
    Tags: të, në, për, ne, që, dhe, mesazh
Comments