Kulturë

“Qeleshet” prej mermeri për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Jo pak historianë argumentojnë se qeleshet që përdoren në trojet shqiptare janë të ngjashme me ato të cilat i kanë përdorur edhe ilirët. Konsiderohen pjesë e rëndësishme e traditës shqiptare dhe prandaj i kanë lënë mbresa edhe skulptorit nga Peja, Haxhi Gjoni. Artisti autodidakt, i brengosur nga fakti se qeleshja sot nuk përdoret si përpara dhe se këtë pjesë të trashëgimisë mund ta mbulojë pluhuri, ka marrë rolin e mbrojtësit të trashëgimisë. Dy muajt e fundit ka skalitur në mermer tri qeleshe duke i dhënë formë projektit të tij “Qeleshja”. E konsideron atë një mënyrë për të ruajtur vlerat kombëtare.

Tri qeleshet e realizuara në mermer të butë kanë lartësi 12 centimetra dhe gjerësi 8 centimetra. Gjoni ka thënë se ato dallojnë nga njëra-tjetra pasi që kanë trajta të ndryshme dhe u përkasin krahinave të ndryshme.

“Një pjesë e madhe e krijimtarisë sime u është përkushtuar figurave kombëtare, simboleve dhe assesi nuk kam mundur që të anashkaloj qeleshen duke e ditur që është bartur nga paraardhësit tanë e deri në ditët e sotme. Edhe pse sot shumë rrallë të rastis që të shikosh dikë me qeleshe dhe prandaj kam menduar që ta skalis në mermer”, ka thënë ai.

Ka treguar se pjesa me e madhe e punimeve të tij lidhet me trashëgiminë kulturore të vendit. © KOHA. 

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Çfarë po i thotë Zoti botës përmes Coronavirusit?Kjo ishte tema e tre programeve që u regjistruan kësaj jave në valët e Radio 7. Këtu janë disa pyetje dhe përgjigje nga programet. Ju lutemi merrni kohë për të shikuar këto vargje dhe t'i lexoni ato me zë të lartë për të përfituar për veten dhe familjen tuaj. Zoti…
    Tags: të, dhe, në
  • 92
    Me “besa-besë” para 121 vitesh filloi punimet Lidhja e PejësNë fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar…
    Tags: të, në
  • 91
    Halimi – profesori që avancoi frankofoninë në KosovëMe një shkollim solid në Sorbonë të Francës, profesor Halit Halimi është vlerësuar për angazhimin e tij shumëvjeçar në Departamentin e Gjuhës dhe të Letërsisë Frënge, si dhe për studimet e shumta në fushën e fonetikës, leksikologjisë dhe përkthimeve. Profesor që përcolli breza të tërë studentësh e doktorantësh të frëngjishtes,…
    Tags: të, në, dhe, ka
  • 91
    95 vjet nga vrasja e Luigj GurakuqitLuigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Ai shkroi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dora e tij shkroi alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit. Është një nga personalitetet më…
    Tags: të, në
  • 90
    Mesazh i festës së Pashkës “Unë jam Ringjallja dhe Jeta”Pastor Femi Cakolli Kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës Në judaizëm Pashka nënkupton  kalimin. Fjala hebreje pashcah dmth. kalim, kursim. Me të kalue ty! Me të kursye ty! Me kalue prej skllavërisë në liri; prej territ në dritë; prej fiseve në një komb; me e kalua vetveten, shkretëtirën dhe…
    Tags: të, në, dhe, që
Comments