Inkurajime

Qëllimi më i madh i Bekimeve

Perëndia dëshiron të punojë nëpërmjet jush për të ndikuar në jetën e të tjerëve.

Psalmi 67:1-7

Është natyra e Zotit të bekojë. Megjithatë, ne duhet të kuptojmë se qëllimi i Tij përfundimtar përfshin shumë më tepër sesa thjesht lumturinë, mbrojtjen dhe prosperitetin tonë. Në fakt, nuk është kurrë qëllimi i Zotit që bekimet e Tij të përfundojnë me ne. Përkundrazi, Ai dëshiron që ato të rrjedhin te të tjerët si pjesë e planit të Tij për të gjithë tokën.

Siç mund ta shohim në Psalmin e sotëm, Zoti na bekon që shpëtimi, rrugët dhe drejtësia e Tij të jenë të njohura për të gjithë (v. 1-4, 7). Ai vepron gjithmonë me këtë pamje të madhe në mendje – edhe kur punon personalisht në jetën tonë individuale.

Zbulesa e kësaj të vërtete duhet të na mbushë me një ndjesi të mrekullueshme përulëse. Çdo besimtar ka një rol në ndihmën e të tjerëve që të njohin dhe kuptojnë të vetmin Zot të vërtetë. Çdo bekim që Ai jep jo vetëm që na sjell dobi neve personalisht, por synon gjithashtu të ndihmojë të tjerët.

Megjithatë, duhet të kemi parasysh se Zoti ndonjëherë nuk na i jep gjërat që duam, sepse ato nuk kontribuojnë në qëllimin e Tij më të lartë. Por nëse jemi të gatshëm t’i nënshtrohemi planeve të Tij, do të pozicionohemi për t’u përdorur  më shumë nga Ai.

Kur Zoti ju bekon, Ai jo vetëm që po bën diçka për ju; Ai gjithashtu po bën diçka brenda dhe nëpërmjet jush për të ndikuar në jetën e të tjerëve. Pyete Perëndinë se si mund t’i përdorësh bekimet e Tij për t’i drejtuar njerëzit drejt Tij.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Lejoni paqen të mbizotërojë në jetën tuaj!Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës! – Kolosianëve 3:15 Ne të gjithë kemi emocione dhe janë vendosur aty për të qëndruar. Mendoj se një nga qëllimet kryesore të çdo besimtari duhet të jetë qëndrueshmëria emocionale.…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Krishti Në Ju, Shpresë LavdieTë cilëve Perëndia deshi t’ua bëjë të njohur cilat ishin pasuritë e lavdisë së këtij misteri ndër johebrenjtë, që është Krishti në ju, shpresë lavdie, – KOLOSIANËVE 1:27 Ti dhe unë mund ta kuptojmë dhe përjetojmë lavdinë e Perëndisë në jetët tona për shkak të Krishtit në ne. Ai është shpresa…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Zemra e matur!Fjalët e urta, kapitulli 18, vargu 15, thotë: “Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë.” Më pëlqen fraza me të cilën fillon ky varg: “Zemra e njeriut të matur.” A nuk e duam të gjithë këtë, një zemër të matur. Askush nuk e…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Ai lëviz dhe malet!Ndërsa përballemi me sfida të ndryshme në jetë, ka një sërë arsyesh që mund të na ndalojnë të lutemi. Mund t’i themi vetes se jemi shumë të zënë për t’u lutur. Mund të mendojmë se mund ta zgjidhim problemin vetë. Ose mund të mendojmë se Perëndia nuk u përgjigjet lutjeve…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Si të ridrejtoheni kur keni dalë nga rruga e duhur?Hapat e njeriut i drejton Zoti, kur atij i pëlqejnë rrugët e tij. Por kur njeriu rrëzohet, nuk shtrihet për tokë, sepse Zoti e mban për dore.- Psalmi 37:23-24 A keni qenë ndonjëherë në makinë diku dhe keni marrë kthesën e gabuar? Ose ndoshta do merrnit  transportin publik dhe, të zhytur…
    Tags: të, inkurajime
Comments