Kulturë

Qendra e Ulqinit bëhet me statujë të Skënderbeut

Kuvendi Komunal i Ulqinit, pas një pune maratone dy ditëshe ku para këshilltarëve janë hedhur 19 pika të rendit të ditës, të martën në orët e pasdites ka përfunduar punimet seanca duke miratuar disa propozime.

Një pikë që zgjoi interesim të veçantë në Kuvend ishte Propozimi për vendosjen e bustit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut tek rrethrrotullimi në qendër të Ulqinit, propozim i cili u miratua, raporton Koha.net.

Kujtojmë se bulevardi në Ulqin, ku gjendet rrethrrotullimi ku do të vendoset statuja e Skënderbeut, mban edhe emrin e tij.

Kryetari i Kuvendit Komunal, Ilir Çapuni, e vlerësoi pozitivisht punën e Kuvendit duke cekur se shumë lëndë të cilat i ka mbuluar pluhuri janë nxjerrë nga sirtarët dhe janë votuar në Kuvend.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 81
    Politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike, po shihet si një prej faktorëve që po i çon këto ndërmarrje drejt procesit të falimentimit. Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë realizuar hulumtime për emërimet në këto pozita, thonë se një dukuri e tillë i ka përcjellë të gjitha qeveritë e deritashme…
    Tags: të, në
  • 77
    Partitë opozitare në Kosovë insistojnë që presidenti Hashim Thaçi të mos jetë në krye të procesit të dialogut me Serbinë, tani kur po afrohet edhe faza finale e tij. Sipas opozitës, Kuvendi është organi më i lartë, i cili duhet të vendosë për këtë çështje. Vetëm pasi që Thaçi të…
    Tags: të, në
  • 76
    Të lexuarit e një libri po shuhet pak e pak sidomos edhe për shkak të ndikimit të teknologjisë, internetit, por edhe rrethanave të tjera që lidhen me nivelin e arsimimit dhe gjendjen ekonomike. Sipas të dhënave të INSTAT, të evidentuara në një anketë të posaçme, siç komenton monitor, shihet se…
    Tags: të, në, se
  • 75
    Në kuadër të programit special të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar Anibar, ju sjellim prezantimin e regjisores Luce Grosejan nga Franca, e cila do të prezantojë lidhur me temën “Vizioni i femrës për seksin në animacion”. Kinemaja, interneti, gjegjësisht bota në të cilën jetojmë, ka mbuluar…
    Tags: në, të
  • 74
    Ajo ka lindur në Pejë dhe me punët e saj të fundit artistike mendjen e ka pasur në një tjetër pjesë të botës. Peja pati luftë e terror, sikur Kosova në tërësi, para disa dekadash, ndërsa Siria ka një luftë që ka nisur qëmoti e po vazhdon edhe sot. Me…
    Tags: në, të, një, ka
Comments