LAJMET E FUNDIT

QKUK kryen një operacion të ndërlikuar që në Shqipëri e Turqi kushton nga 30 deri në 50 mijë euro

Në Klinikën e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po vazhdojnë sukseset në ndërhyrjet kirurgjike të patologjive cerebrovaskulare, si intervenimet më të sofistikuara, me përvojë mbi 30 vjeçare me këto patologji.

QKUK njofton se javën e kaluar është realizuar me sukses operimi i një pacienti A.K. 45 vjeç, me Aneurizmë të Arteries Cerebri Anterior djathtas (ACA A2/A3 lat. dex), nga pëlcitja e së cilës është shkaktuar gjakderdhje subaraknoidale dhe intrahemisferike në regjionin ballor të trurit.

“Këtij pacienti për realizimin e këtij intervenimi kirurgjik në disa spitale të shteteve regjionale (Tiranë) i kanë kërkuar shumën prej 30.000 euro e që variojnë deri në 50.000 euro (Turqi).

Operacioni është kryer nga Neurokirurgët Prof. Dr. Arsim Morina dhe Ass.Dr.Sc. Agon Mekaj. Në operacion kanë marr pjesë anesteziologjia Prof Ass.Dr. Qamile Morina, ekipi i instrumentarëve dhe teknikëve të anestezionit”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Diagnostikimi është bërë me bashkëpunim të vazhdueshëm profesional nga radiologu Dr. Bujar Gjikolli.

“Gjendja shëndetësore post operative e pacientit është shumë e mirë, pa deficite neurologjike dhe është liruar në shtëpi”, ka theksuar QKUK.

Facebook Comments

Share This:

Comments