LAJMET E FUNDIT

Qytetarëve u ka humbur tërësisht interesimi për të mbledhë kuponë fiskalë

Edhe pse pranojnë se numri i qytetarëve që po aplikojnë për rimbursim të kuponëve fiskalë ka rënë ndjeshëm, ata nuk duan tash të nguten për të ndryshuar formën aktuale të rimbursimit të kuponëve fiskalë.

“Momentalisht, nuk kemi planifikuar që ta ndërrojmë formën e rimbursimit nga kuponët fiskalë. Sigurisht që do të ketë ndryshim më vonë, pasi që ATK-ja çdoherë bën përpjekje që të gjejë formën më të përshtatshme për qytetarët. Sa i përket formës së vjetër, ajo ka qenë formë unike, e cila ka arritur që në masë të madhe t’i edukojë qytetarët rreth rëndësisë së kuponit fiskal. Mirëpo, edhe në bazë të Udhëzimit Administrativ parashihet që në periudha 1- 2 vjet të ndryshojë forma e rimbursimit”, ka thënë Valentina Bytyçi-Sefa, zëdhënëse e ATK-së.

Në anën tjetër, qytetarët që po marrin pjesë ende në lojë ankohen se rrallë herë u ndodh të përfitojnë nga aplikimi.

Por, ka edhe plot të atillë që nuk kanë qenë dhe nuk janë fare të interesuar që të marrin kuponë fiskalë nga bizneset që kryejnë shërbime.

Edhe në disa biznese, duke mos dashur të prononcohen, thonë se qytetarët më nuk kanë interesim për marrje të kuponëve fiskalë siç kanë pasur më parë.

Në mënyrën e re parashihet që aplikimi të bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Filmi “Touch Me Not” (Mos më prek) e regjisores rumune Adina Pintilie, që flet për një grua e cila përballet me çështje të intimitetit dhe mëson se si të ndihet rehat me trupin e saj, e ka marrë “Ariun e artë” të edicionit të sivjetmë të festivalit “Berlinale”. Ndërsa Wes…
    Tags: të, në, ka, për, që
  • 96
    Prishtinë, 1 mars – Një numër i artistëve janë bërë tok gjatë ditës së mërkurë, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kësaj radhe jo për ndonjë projekt artistik a protestë, por për të gjetur mënyra që t’i dalin në ndihme njërit prej kolegëve të tyre. Në këtë…
    Tags: të, për, që, ka, në
  • 93
    Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë të ditur se Bordi për Telekomin e Kosovës do të jetë funksional në muajin e ardhshëm. “Është e vërtetë që tashmë posta që 15 muaj nuk ka bord, që nga dhjetori i vitit 2016. Një gjë e tillë me të vërtetë është…
    Tags: të, në, që, për, ka
  • 92
    Tetë të rinj nga vende të ndryshme janë bërë bashkë në Pejë për të mësuar më shumë sesi të shkruajnë një kritikë për film, por edhe sesi të raportojnë nga një festival. Kjo masterklasë po mbahet në kuadër të edicionit të dhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar. Olga…
    Tags: të, në, që, për
  • 90
    Shtete anëtare të Bashkimit Evropian kërkojnë që të përfshihen në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës e Serbisë i cili do të çonte në një marrëveshje ligjërisht obliguese për një normalizim zë plotë të marrëdhënieve, ka mësuar Radio Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe. Siç kanë thënë burimet evropiane,…
    Tags: të, në, për, që
Comments