Kulturë

“Recetë kuzhine” si realitet dualist brenda katër mureve

Për ta pasqyruar jetën e grave shqiptare, artisti Arianit Beqiri nuk e ka kaluar pragun e shtëpisë. Tri prej veprave të ekspozitës së tij janë realizuar brenda shtëpisë. Një fotografi e nënës së tij rri në pjesën qendrore të ekspozitës. Është pikërisht para kuzhinës. Të qenit amvise, sipas Beqirit, i përngjan rutinës së të burgosurit e një temë si kjo ai e zbërthen në ekspozitën “Recetë kuzhine” e hapur të hënën në galerinë “Qahili” në periferi të kryeqytetit. Në videon që ndodhet në pjesën tjetër të murit vizualizohet përditshmëria e nënës së tij. Derisa po e qep një pancir, i cili ka gjatësinë e përparëses me të cilën gatuan, shpesh kthehet në kuzhinë dhe kryen punët e shtëpisë.

“Të qenit amvise sot duket se është sinonimi i një të burgosure në kohëra postmoderne. Ç’do të thotë të jesh amvise? Asgjë më shumë sesa një rutinë e ngjashme me dikë që është në burg”, është sqarimi që i bëhet konceptit të “Recetës…” e që mund të lexohen që në hyrje të hapësirës ekspozuese. Këtë “burg” Beqiri e ka paraqitur edhe nëpërmjet pikturës ku shihet një burrë përtej grilave. Është gruaja ajo që mbetet në shtëpi, rutinën e së cilës piktori e përshkuan të ngjashme më atë të burgosurit. Arsyeja përse fotografia është e realizuar në kuzhinën e shtëpisë është se aty përveçse gatuhen recetat pikërisht ai është vendi ku fshihet dhuna.

“Nëse themi se gatimin e ushqimit në përgjithësi, mbase jo në tërësi e dinë vetëm gratë, recetën e dhunës ndaj grave aq sa kemi arritur ta shohim e dinë vetëm burrat. Në kuzhinë gatuhen të dyja”, ka thënë artisti Beqiri, i cili ka qenë këshilltar i ish-kryeministrit Albin Kurti, i njohur si figurë edhe nga protestat e Vetëvendosjes.

Një përparëse Beqiri e ka krijuar edhe nga enë të ndryshme, të cilat janë ngjyrosur me të bardhë. Kurse në mes është paraqitur filxhani i kafesë me ngjyrë të kuqe. Ky filxhan simbolizon një moment arratisjeje për gratë. Rrëfana e tij është e këputur, pasi që ato pengohen që ta shprehin mendimin e tyre deri në fund. Arsyeja përse artisti ka vendosur që panciri të jetë në fokus të ekspozitës është për ta paraqitur si mburojë të dhunës ndaj grave. Në videon e paraqitur nëna e Arianitit kur përfundon qepjen e pancirit i kthehet përsëri kuzhinës.

“Kështu kam dashur të them se përderisa shoqëria i ka lënë gratë në kuzhinë, përderisa kuzhina është hapësira ku kalojnë përditshmërinë, ato aty po gjejnë edhe vdekjen. Kam dashur të krijoj një pancir që t’i mbrojnë gratë prej tyre. Nëna në video pasi e përfundon pancirin e vesh dhe kthehet në kuzhinë, ku aty mund të konsiderohet që ndodh ajo beteja me gladiatorët ku mund të përballet një grua tjetër, me dorasin e vet”, shpjegoi artisti Beqiri

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Nis transformimi i NEWBORN-it me synimin për një tjetër imazh të luftësTemperaturat kanë shënuar minus 7 gradë celsius mesditën e së dielës. Përkundër të ftohtit, disa vullnetarë kanë qëndruar afër NEWBORN-it që tashmë i është lyer baza me ngjyrë krem. Ata kanë mirëpritur qytetarët dhe i kanë udhëzuar sesi të linin gjurmët e duarve në monument. Në mesin e disa prej…
    Tags: të, është, ka, që, në, një, kulturë
  • 95
    Libraritë numërojnë pasojat në përballje me pandeminëShumica e bizneseve kanë pësuar goditje serioze financiare për shkak të pandemisë, në mesin e tyre edhe libraritë. Disa prej librashitësve kanë bërë thirrje që shteti t’u dalë në ndihmë. Sipas tyre, edhe në rrethana normale kanë vështirësi financiare për të ushtruar veprimtarinë e tyre. Sfidë për ta mbetet mbyllja…
    Tags: të, në, ka, që, kulturë
  • 94
    Vepra “Një lule” e Memli Kelmendit do të interpretohet nga tri kore të vendeve evropianeNë rrethana normale, kjo sallë do të ishte e mbushur plot, e koristët do të bëheshin gati për të marrë rrugën për në Belgjikë. Por, kori “Siparantum” duke iu përshtatur kushteve të pandemisë, ka vendosur që provat t’i mbajë me grupe të vogla e performancën ta dërgojë virtualisht në “Festivalin…
    Tags: të, në, ka, që, kulturë
  • 94
    “PoDuArt” me ngjyra e stile për pasurimin skenës artistikeMbledhja për herë të parë pranë Batllavës, ka motivuar një grup të vogël piktorësh ta shkrijnë imagjinatën e tyre në art pamor. Shoqëruar nga rrezet e diellit të vjeshtës, si dhe bukuritë e kodrave që rrethojnë liqenin artificial, piktorët kanë përvjelë mëngët dhe kanë krijuar piktura të cilat më pas…
    Tags: të, në, që, ka, një, kulturë
  • 94
    Pianistja nga Kosova sjell tingujt e Beethovenit në pianon e vitit 1825Në pianon e mjeshtrit Conrad Graf që daton pikërisht nga koha sa Beethoveni ishte ende gjallë, pianistja Fatjona Maliqi ka sjellë veprën monumentale të ikonës së klasicizmit në një interpretim unik që e kthen kohën prapa me tingujt e kohës, kur kompozonin e interpretonin gjenitë e muzikës. E ka bërë…
    Tags: të, në, një, ka, që, kulturë
Comments