Kulturë

“Reflektimi” e bën “DokuFestin” pasqyrë të botës

Prishtinë, 6 korrik – “Unë do të jem pasqyra juaj që reflekton zjarrin, perëndinë, yjet, dashurinë, bukurinë, monstrumin, botën, inatin, fëmijën, gënjeshtrën, dhimbjen, mua, në ty”. Ky është mesazhi që do të përcjellë edicioni i 17-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.

Mesazhi i bashkëngjitet temës kryesore, që këtë vit do të jetë “Reflektimi”. Prej datës 3 deri më 11 të muajit gusht, “DokuFest” përmes kampanjës së festivalit e po ashtu edhe kombinimit të programit të filmave, ekspozitave digjitale, bisedave me artistë, punëtorive dhe performancave të ndryshme do ta trajtojë këtë temë.

“Reflektimi”, sipas organizatorëve të festivalit, ka ardhur si frymëzim nga kënga “I’ll Be Your Mirror” e rock-bendit të njohur amerikan “Velvet Underground”, i cili në vitin 1964 u themelua nga këngëtari e kitaristi i njohur Lou Reed, multi-instrumentisti John Cale, kitaristi Sterling Morrison dhe bateristi Angus MacLise, i cili një vit më pas u zëvendësua me Moe Tucker. Kjo këngë është pjesë e albumit debutues “Velvet Underground & Nico”, ku këngëtarja gjermane Nico u bashkohet atyre në disa këngë.

“Frymëzuar nga kënga e Velvet Underground, ‘I’ll Be Your Mirror’, programi i ‘DokuFest’ synon të shndërrohet në pasqyrë të botës ku jetojmë, si një pikënisje të asaj se kush dhe çka jemi”, shkruhet në komunikatën me të cilën “DokuFesti” të enjten ka zbuluar temën e edicionit të sivjetmë

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, të enjten, kanë miratuar propozimin e kryetarit Mytaher Haskuka për dhënien në shfrytëzim të dy ndërtesave në pronësi komunale me qëllim të bartjes së një pjese të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qytetin e vjetër. Kësisoj me shumicë votash KK-ja e…
    Tags: të, në
  • 100
    Festivali i cili hulumton hapësirat publike këtë vit paralajmëron eksplorimin e limiteve dhe ndryshimin e këndvështrimit për qytetin. Me temën “Të lëvizësh qytetin”, edicioni i katërt i “Hapu” për tri ditë do të mbushë rrugët e kryeqytetit me performanca e aktivitete kulturore. Shtatë lokacione të ndryshme do të shndërrohen në…
    Tags: të, në
  • 100
    Prishtinë, 28 qershor – Pasi veprat e tij kanë shëtitur gjithandej botës, fillimi i korrikut, Sislej Xhafën do ta gjejë në Kosovë. Për dallim prej ekspozitave të tjera që organizon Galeria Kombëtare e Kosovës, ajo e Xhafës nuk do të ndalet vetëm në objektin e këtij institucioni. E as vetëm…
    Tags: të, në
  • 100
    Në kuadër të programit special të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar Anibar, ju sjellim prezantimin e regjisores Luce Grosejan nga Franca, e cila do të prezantojë lidhur me temën “Vizioni i femrës për seksin në animacion”. Kinemaja, interneti, gjegjësisht bota në të cilën jetojmë, ka mbuluar…
    Tags: në, të
  • 100
    Performanca unike e artistit kosovar, e cila për herë të parë u prezantua në Runik në muajin korrik, vazhdon rrugëtimin si ekspozitë në Torino të Italisë. “Shkrepëtima” do të shpaloset në “Fondazione Merz”, prej datës 29 të muajit tetor dhe do të qëndrojë e hapur deri më 3 shkurt të…
    Tags: të, në
Comments