Kulturë

Reformacioni protestant

Pesë solat janë 5 fraza në latinisht që u përhapën gjatë Reformacionit Protestant të cilat  theksonin dallimet mes Reformatorëve të hershëm dhe Kishës Katolike të Romës. Fjala sola është fjala latine që do të thotë “vetëm” dhe u përdor në lidhje me 5 mësimet kyçe që përkufizuan thirrjen biblike të Protestantëve. 

Pesë solat mund të shihen edhe si korrigjim i teprive të Kishës Katolike Romake në fillim të Reformacionit.

Sola scriptura thekson vetëm Biblën si burim i autoriteti për të Krishterët. Duke thënë, “Vetëm shkrimi”, Reformuesit refuzojnë edhe autoritetin hyjnor të Papës së Kishës Romake edhe sigurinë në traditën e shenjtërimeve. Vetëm Bibla është “e frymëzuar nga Perëndia” (2 Pjetrit 1:20-21) dhe (2 Timoteut 3:16-17). Çdo gjë e mësuar nga Papa ose nga tradita që bie në kundërshtim me Biblën hidhet poshtë. Vetëm shkrimi gjithashtu nxiti përkthimin  e Biblës në Gjermanisht, Frëngjisht, Anglisht, dhe në gjuhë të tjera. Po ashtu promovoi mësimin e Biblës në gjuhët e përditshme, në vend të latinishtes.

Sola fide thekson shpëtimin si një dhuratë. Kisha Katolike Romake e asaj kohe theksonte përdorimin e indulgjencave (dhurimin e parave) për të blerë pajtimin me Perëndisë. Veprat e mira, duke përfshirë pagëzimin, shiheshin si kërkesa për shpëtim. Vetëm besimi deklaron se shpëtimi është një dhuratë për të gjithë ata që e pranojnë me anë të besimit (Gjoni 3:16). Shpëtimi nuk bazohet në përpjekjet njerëzore apo veprat e mira (Efesianët 2:9).

Sola gratia thekson hirin si një arsye për shpëtimin tonë. Më fjalë të tjera, shpëtimi vjen nga ajo që Perëndia ka bërë në vend të asaj që bëjmë ne. Efesianëve 2:8-9 na mëson, “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush.”

Solo Christo (ndonjëherë e listuar si Solus Christus, “vetëm përmes Krishtit”) thekson rolin e Jezusit në shpëtim. Tradita e Katolikëve Romakë i kishte vendosur udhëheqësit e kishës si priftërinjtë në rolin e ndërmjetësuesit mes popullit dhe Perëndisë. Reformatorët e theksojnë rolin e Jezusit si “Kryeprifti ynë” i cili ndërmjetëson në favorin tonë përpara Atit. Hebrenjve 4:15 na mëson, “Sepse ne nuk kemi kryeprift që nuk mund t’i vijë keq për dobësitë tona, po një që u tundua në të gjitha ashtu si ne, por pa mëkatuar.” Jezusi është I Vetmi që ofron hyrje tek Perëndia, jo një lider shpirtëror njerëzor.

Soli Deo gloria thekson lavdinë e Perëndisë si qëllimin e jetës. Në vend që të mundohesh të kënaqësh drejtuesit e kishës, të mbash një listë me rregulla, apo të kujdesesh për interesat e tua, qëllimi yt është t’i japësh lavdi Perëndisë. Ideja e  soli Deo gloria gjendet tek 1 Korintasve 10:31: “Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t’i bëni për lavdinë e Perëndisë.”

Pesë solat e Reformimit Protestant ofrojnë një korrigjim të fortë të praktikave dhe besimeve të gabuara të saj kohe. Ato kanë të njëjtën vlerë edhe sot. Ne jemi thirrur të fokusohemi tek Shkrimi, të pranojmë shpëtimin nga hiri përmes besimit, të  lavdërojmë Krishtin, dhe të jetojmë për lavdinë e Perëndisë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Siç kemi dëgjuar të thuhet, lumturia është një udhëtim jo një destinacion. Të gjithë ne jemi të ndryshëm. Ne vijmë nga vende e rrethana të ndryshme dhe kemi interes për gjëra  që janë të ndryshme. Por ka diçka universale, që e kërkojmë të gjithë, pavarësisht se cilët jemi, ajo është…
    Tags: të, që, në
  • 94
    Ja ku janë pesë çelësa se si të thyejmë skllavërinë nga mëkati në jetën tonë. Agjërimi Një mik përgjegjës Mik lutje I qëndrueshëm në Fjalë… Agjërimi Profeti Isaia, duke shkruar për agjërimin e duhur dhe duke e krahasuar me arsyet e gabuara për agjërim (Isaia 58:3-5), shkroi, “Agjërimi që më…
    Tags: të, në, që
  • 94
    Fjalët e fundit të Steve Jobs janë një “këmbanë” për të gjithë Zoti na ka bërë në një mënyrë, ne mund të ndiejmë dashurinë në zemrën e secilit prej nesh, dhe jo iluzionet e ngritura prej famës apo parasë, si ata që bëra në jetën time. Ata iluzione unë nuk…
    Tags: të, në, që
  • 93
    Me një vepër që rikthen imazhet e fuqishme të luftës – të tilla që u shpërndanë gjithandej nëpër media botërore dhe u bënë sinonim i dhimbjes dhe i sakrificës së refugjatëve – Kosova i është përgjigjur sfidës së kuratorëve që Bienalen e Venecias për vitin 2019 e kanë realizuar rreth…
    Tags: të, në, që
  • 93
    Prishtinë, 16 mars - Nuk ndodh fort shpesh që një artist të sfidohet deri në atë masë që brenda hapësirës së një galerie të fusë mbeturina. Agron Blakçori me kuratorin Mehmet Behluli e kanë bërë këtë gjë. Në pjesën qendrore është rikrijuar fotografia që artisti e kishte realizuar në lagjen…
    Tags: të, në, që
Comments