Kulturë

Regjisorja e rrëfimeve të guximshme në eksplorim identitetesh

E citon Nina Simeonen kur flet për rolin e artit e të artistit. “Nuk kam si t’ia bëj. Është detyrë e një artisti, për aq sa unë jam e interesuar, që t’i reflektojë kohës”, kishte thënë kantautorja amerikane. Një gjë e tillë, për regjisoren kosovare Dea Gjinovci është veçmas e saktë për fimbërësit.

Vetë ajo është në fazën e karrierës në të cilën përpiqet që të tregojë histori që i ndihmojnë për të kuptuar aspekte të ndryshme të historisë së familjes dhe procesin e rritjes – histori për përkatësinë dhe imigrimin.

Kjo mund të ndryshojë më vonë. Por, tani për tani, autorja e dy filmave dokumentarë, që e ndan kohën midis Parisit, Londrës dhe Gjenevës, është në rrugën e duhur në fushën e kinematografisë. Dokumentari i saj i shkurtër “Sans le Kosovo” më 2017 fitoi çmimin për filmin më të mirë kombëtar në “DokuFest”, e dokumentari i saj debutues i gjatë “Wake Up on Mars” mori mbështetje nga “Sundance Film Institute” dhe “Ford Foundation JustFilms” të New Yorkut dhe fitoi “Perspectives d’un doc” në “Visions du Réel 2018” në Nyon të Zvicrës. Këtë vit, “Wake Up on Mars” është selektuar për “Tribeca Film Festival” në New York dhe “Visions du Réel Festival”.

Të hënën, kur Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër shpalli programin garues, ajo bëri histori pikërisht me “Wake Up on Mars”. Për herë të parë, një film i një regjisoreje kosovare u bë pjesë e garës ndërkombëtare për dokumentarë të gjatë në “DokuFest”.

Vizualizimi i imagjinatës

Që e vogël, 27-vjeçarja e lindur në Zvicër ka ndjekur një varg aktivitetesh kulturore. Në një intervistë nga Parisi, ku jeton aktualisht, ka shpalosur rrugëtimin e saj në botën e artit. Mësime për balet, vallëzim bashkëkohor, për piano, dizajn grafik, e mësime teatrale, qenë hapat deri te bota e filmit.

“Kam pasur imagjinatë të pasur dhe nevojë për të krijuar dhe për të shpikur vazhdimisht. Mirëpo, asgjë nuk e përmbushte imagjinatën time më shumë sesa krijimi i skenave”, kujton Gjinovci.

Për të përmbushur këtë nevojë të saj, bashkë me shokët e fëmijërisë filloi që të realizonte shfaqje të vogla. Duke mos pasur bazë akademike, shpeshherë u ndje e dëshpëruar. Kur mbushi 17 vjet u bë pjesë e një kampi veror në Republikën e Çekisë, ku mori mësimet e para profesionale për profesionin të cilin tash e konsideron pasion. Shumë shpejt përfundoi duke realizuar dokumentarë që bartin vulën e saj regjisoriale. © KOHA. 

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Fituesja italiane e Çmimit Skënderbeu, këmbëngul t’i kthejë Shqipërisë kujtesën historikeFiton çmimin shkencor për “Shqipëria e rigjetur”, profesoresha italiane shprehet se është befasuar që në 1300-n Shqipëria ishte një shtet i madh në Adriatik. Studiuesja e njohur italiane, Lucia Nadin, ka qenë e entuziazmuar ditën e djeshme, pasi u shpall fituesja e çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe…
    Tags: të, në, që, për, dhe
  • 97
    Kontributi i familjes Qiriazi ne ngritjen e vetëdijes kombëtarePara se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 96
    Masakër në shkollën e Teksasit, 10 të vdekur.Të paktën 10 persona humbën jetën si pasojë e një sulmi të armatosur ndaj një shkolle të mesme në Teksas, masakra e radhës në klasat amerikane. Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme “Santa Fe” në qytetin me të njëjtin emër, ku një person i armatosur hyri në ndërtesë dhe hapi…
    Tags: të, në, një, dhe, për, që
  • 96
    Mesazhi i Krishtlindjes nga kryetari i KPUK-ut pastor Femi Cakolli“Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij” (Lk.2:14) Të dashur miq e mikesha Të nderuar qytetarë dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, Muaji dhjetor për gjithë komunitetin tonë protestant në Kosovë paraqet muajin e Krishtlindjes prandaj edhe mbahen shërbesa,…
    Tags: të, dhe, që, për, në
  • 96
    Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipeKongresi i Manastirit, Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, në qendrën e atëhershme të Vilajetit për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Gjendja gjatë zhvillimit te letërsisë shqipe ishin hartuar…
    Tags: të, në, dhe, për
Comments