Kulturë

Regjisorja Nura sjell premierën e radhës në Teatrin e Pejës

Në Teatrin Profesionist të Pejës “Istref Begolli”, së shpejti do të jepet premiera e shfaqjes “Mirandolina”, me regji të Elmaze Nurës.
 
Një nga veprat e njohura të dramaturgjisë botërore Komedia “Mirandolina” e autorit të njohur Italian Karlo Goldon, po vihet në skenë me trupën e aktorëve të këtij teatri.
 
Provat kanë hyrë në një fazë intesive, ndërsa premiera është planifikuar që të shfaqet në Ditën e Çlirimit të Pejës, me 16 qershor. Edhe pse vepra është shkruar që në shek.XVIII, ajo përcjell mesazhe emancipuese dhe i flet realitetit tonë.
 
“Mirandolina” është vënë në skenë për herë të parë në Venecia në 1752. Komedia ka porosi të forta për pozitën e femrës, një debat që zhvillohet edhe sot për trajtimin që i bëhet asaj edhe në shoqërinë kosovare.
 
Komedia më moderne e komedianit italian Carlo Goldoni, përball femrën me mashkullin në skenën teatrore. Goldoni si një mjeshtër i madh i karaktereve dhe në një kohë kur femra ishte e dhunuar nga arroganca mashkullore, e ngre lart figurën e Mirandolinës, protagonistes kryesore të veprës, si një ftesë për emancipimin e një shoqërie tejet patriarkale.
 
“Përmbajtja e komedisë sjell situata të këndshme humori dhe me konceptin tim regjisorial, bashkë me trupën e Pejës, jemi duke bërë një shfaqje me vlera të larta artistike dhe të pëlqyer nga publiku”, u shpreh regjisorja Elmaze Nura, e cila vlerësoi angazhimin e ekipit të shfaqjes.
 
Edhe në shoqërinë kosovare, ku shfaqet shpesh një kulturë tejet maskiliste kjo vepër është apel për emancipim. Vepra të tilla kanë mesazhe pa fund dhe secili spektator shikon diçka nga vetja, që është e mishëruar tek karakteret e veprës, si tradhtia, xhelozia, dashuria, etj.
 
Muzikën e shfaqjes po e bën Gëzim Hasani, skenografinë Dhurim Ismajli, ndërsa për kostumografinë është duke punuar Alma Krasniqi.
Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 93
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 92
    Përmbledhja me poezi e titulluar “Negative Space” nga shkrimtarja Luljeta Lleshanaku dhe e përkthyer nga Ani Gjika, botuar në Angli dhe në SHBA gjatë vitit të kaluar është përzgjedhur si një nga katër librat finalistë për çmimin Ndërkombëtar GRIFFIN në Kanada. Më herët kjo përmbledhje poezish është vlerësuar me çmimin…
    Tags: të, dhe, në, është, një, për, nga
  • 89
    Vendi i vogël i Ballkanit padrejtësisht nënvlerësohet. Ai ka natyrë grandioze, njerëz mikpritës dhe kulturë mahnitëse. [Ky shkrim u botua në numrin më të ri të revistës zvicerane «Weltwoche»]. Së fundi, në një ndejë, ia nisa muhabetit me një të panjohur. Kur i tregova se kam qenë për pushime në…
    Tags: të, në, dhe, një
  • 87
    Fiton çmimin shkencor për “Shqipëria e rigjetur”, profesoresha italiane shprehet se është befasuar që në 1300-n Shqipëria ishte një shtet i madh në Adriatik. Studiuesja e njohur italiane, Lucia Nadin, ka qenë e entuziazmuar ditën e djeshme, pasi u shpall fituesja e çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe…
    Tags: të, në, që, për, dhe
  • 86
    Është promovuar libri “Bllaca – dhimbja e lirisë”, i publicistit Emin Azemi. Ky libër është vlerësuar si i veçantë dhe u tha se po vjen në kohën e duhur për të dëshmuar gjenocidin dhe krimet serbe që kanë ndodhur në Kosovë. Autori i librit, Emin Azemi tha se ky libër…
    Tags: të, në, që, dhe, për, është
Comments