Kulturë

Regjisorja që me art mbron të drejtat e njerëzve

Leslie Thomas është regjisore e avokuese e të drejtave të njeriut. Një grua e fuqishme, e cila artin e përdor si mjet për të shfaqur problemet e botës, të cilat mund edhe të mos zgjidhen.

Arti i saj është një reflektim i asaj që po ndodh nëpër botë duke ua zgjatur një dorë viktimave të krimeve të ndryshme, shkruan sot “Koha Ditore”. Pjesë e veprave të saj artistike janë përjetimet e fëmijëve të trafikuar, grave të trafikuara, fëmijëve që detyrohen për të punuar, të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë konflikteve, njerëz që kanë përjetuar gjenocidin, që përjetojnë dhunë me bazë gjinore, apo u mungojnë kushtet themelore të kujdesit shëndetësor.

Artin ajo e sheh si një mjet për të biseduar me këtë pjesë të shoqërisë. Qëllimi i saj është që të ndërtohet një botë ku çdokush mund të ndihet i lirë të tregojë përjetimet e tij gjersa luftohet që ato të mos përsëriten. Një sërë ligjesh ekzistojnë e ajo që duhet bërë është vënia në zbatim e tyre. Sistemi i drejtësisë është një hapësirë tjetër ku Thomas eksploron përmes artit.

Një rrugë me shumë ndalesa deri te regjia

E lindur në veri të Kalifornisë, mirëpo e rritur në jug, Leslie Thomas ka krijuar që në fëmijëri një lidhje me natyrën. Midis maleve dhe detit ajo ka kuptuar se njerëzit jetojnë në të njëjtin ambient, prandaj duhet që të kujdesen për njëri-tjetrin.

Kjo ishte edhe shkëndija e parë e ndezur brenda saj për t’ua zgjatur një dorë të tjerëve. Kjo e bënte edhe atë të kapej për dikë tjetër e të ndihej më e fortë. Si adoleshente, ajo një pjesë të madhe e kalonte duke udhëtuar. E gjendur në një situatë ku njerëzit përreth saj ndryshonin vazhdimisht, Thomas asnjëherë nuk ka qenë në qendër të vëmendjes.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 91
    Aurora dhe Beni janë një çift relativisht i ri që ka nisur ta ndërtojë jetën familjare. Të ardhurat u kanë mundësuar të marrin një kredi për të pasur një banesë në Prishtinë. Ata bëjnë jetë mesatare së bashku me vajzën e tyre Fionen. Jeta e tyre duket të jetë tejet…
    Tags: të, një, që
  • 83
    Aleanca Franceze ka vendosur që gjatë muajit gusht, i cili njihet si muaj më i qetë i verës sa u përket aktiviteteve kulturore në Prishtinë, të sjellë filma të regjisorëve frankofonë. Katërmbëdhjetë filma do të shfaqen në kryeqytet nga 13 deri më 29 gusht dhe temat e tyre do të…
    Tags: të, që, një
  • 83
    Konferenca Ndërkombëtare e Albanologjisë, kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka çelur të hënën sesionin e dytë të saj, që do të vazhdojë deri më 26 tetor e për t’i lënë më pas vendin sesionit të tretë dhe të fundit. Tomi Frashëri, kryetari i Sekretariatit teknik të Vitit Mbarëkombëtar…
    Tags: të, që, një
  • 82
    Prishtina International Film këtë vit do të ketë edicionin e 10-të të festivalit, i cili do të mbahet nga data 17 deri 22 korrik. Ekipi kreative i PriFest i përbërë nga project.graphics dhe B2 si çdo vit edhe këtë vit kanë punuar që të krijojnë një identitet vizual të festivalit…
    Tags: të, një, që
  • 81
    Çfarë kanë të përbashkët fetë në të gjithë botën?   Të gjitha fetë tentojnë të ndjekin dhe të kënaqin perënditë e tyre, perëndi që e kanë distancuar veten e tyre prej njerëzimit. Kjo është  një diferencë thelbësore mes tyre dhe besimit të Krishterë.  Krishtërimi është i vetmi besim  në të cilin…
    Tags: të, që, një
Comments