Kur Jezusi ishte ne shtëpinë e Levit, shumë tagrambledhës dhe mëkatarë u ulën në tryezë me Jezusin dhe dishepujt e tij. Atëherë skribët dhe farisenjtë duke e parë se po hante me tagrambledhës dhe mëkatarë u thanë dishepujve të tij: ‘Si mund ai të bëj një gjë të tillë e të rri në të njëjtën sofër me mëkatarë?’ Por, Jezusi përgjigjet dhe tregon arsyen se pse Ai erdhi në Tokë. Ai tha: “Nuk janë të shëndoshët që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët. Unë nuk erdha për të thirrur të drejtit, por mëkatarët në pendim”. Jezusi shoqërohej me njerëzit që populli i përbuzte. Jezusi, Zoti ynë, e di mirë që po të shqyrtojmë zemrën tonë, askush nuk mund të thotë që është i drejtë. Sikur të ishim të gjithë të drejtë, atëherë nuk do të kishte asnjë arsye që Jezus Krishti të vinte. Jezusi ka ardhur për njerzitë që janë të gatshëm të pranojnë me ndershmëri, me sinqeritet që janë mëkatarë dhe që kanë nevojë për tu shpëtuar.

Facebook Comments