Sot do të flasim për gjërat që Jezus Krishti ka bërë për ne dhe që bën vazhdimisht. Kur isha më i ri kurrë nuk kam ditur se si ishte kjo puna që Zoti të jetë nëpër kisha ose rite fetare. Në fakt të gjithë e dimë si ka qenë puna e besimit në vendin tonë para disa kohësh, në shkollë na kanë mësuar socializëm, marksizëm , na kanë mësuar të themi gjithmonë se nuk ka Zot edhe shumë kotësira të tjera për besimin. Në fillim edhe unë nuk dija se si të gjeja Zotin me gjithë zemër. Isha i hutuar dhe nuk kuptoja asgjë, por tani unë jam drejtues i një bashkësie ungjillore dhe jam predikues i fjalës së Perëndisë, Biblës. Historia e jetës time ndryshoj me këtë varg tek Ungjilli i Markut kapitulli 1 vargu 1 i cili thotë: ” Fillmi i Ungjillit të Jezus Krishtit birit të Perëndisë “, kur kuptova se fjala “Ungjillë” do të thotë Lajmi i Mirë.

Facebook Comments