Sipas Jezusit problemi ynë kryesorë është se çfarë jemi ne brenda në zemër. Ne jemi mëkatarë dhe nuk mund të bëjmë asgjë me forcat tona për ta ndryshuar këtë gjendje. Veprat tona të mira nuk mund të na shpëtojnë. Sipas Bibles përgjigjja e vetme për mëkatin tonë është Hiri i Perëndisë. Përgjigjja për të fituar Parajsën është kur pranojmë atë se çfarë Jezus Krishti ka bërë mua dhe për ty. Jezus Krishti vdiq në kryq që unë të jem i falur nga mëkatet e mia. Atë e braktisën që unë të jem i pranuar. Gjithmonë duhet të kujtojmë se shpëtimi nuk vjen nga gjërat e mira që kemi bërë ose vazhdojmë të bëjmë si të krishterë, por për gjënë e mirë që Jezusi e ka bërë për ne.
Facebook Comments