Duke qenë se jemi ende në fillim të vitit të ri, kam menduar se do të ishte e përshtatshme që të mësojmë dhe të reflektojmë mbi disa nga disiplinat shpirtërore që mund të na ndihmojnë në ecjen tonë me Zotin. Këto janë disiplina të cilat nuk duhet t’i trajtojmë vetëm në ditë të caktuara apo të shënuara, por të jenë pjesë e përditshmërisë sonë.
Në këtë kontekst, më 31 janar është Dita Ndërkombëtare e Lutjes dhe Agjërimit për Kosovën. Kjo është një mundësi e mrekullueshme që të ndalemi dhe të flasim rreth rëndësisë së agjërimit, jo vetëm si një akt fizik, por si një dishepullizim shpirtëror që na afron më shumë me Zotin dhe na hap zemrën për të dëgjuar më qartë vullnetin e Tij.
Agjërimi është një praktikë e fuqishme që na ndihmon të pastrojmë mendjen dhe shpirtin, të kërkojmë fytyrën e Zotit dhe të përqendrohemi në atë që është më e rëndësishme – marrëdhënia jonë me Të. Duke reflektuar mbi agjërimin dhe rolin e tij në jetën e një besimtari, ne mund të forcojmë besimin tonë dhe të bashkohemi në lutje për nevojat e vendit tonë dhe të komuniteteve tona.
Ju ftoj që të përgatitemi së bashku për këtë ditë dhe ta shohim si një mundësi për të thelluar ecjen tonë me Zotin.
Programi Sipas Fjalës – Pastor Jetoni
Ora 13:30