Sot do të flasim për shqetësimin që ne kemi për të kalurën, të tashmen dhe të ardhmen. E kur shpesh shqetësohemi për kohën, atëherë shpesh ndiejmë dhimbje sepse mund të kemi zhgënjim, mund të kemi ballafaqim me realitetin dhe mund të kemi frikë. Fjala e Zotit na thotë se nëse ne i kemi rrëfyer të gjitha mëkatet tona atëherë nuk ka asnjë arsye që t’i rijetojmë gabimet e së kaluares apo t’ia kujtojmë ato gjithmonë vetes. Gjithmonë duhet të kujtojmë se Perëndia është në kontroll të jetës sonë dhe sfidat që Ai na jep na ndihmojnë që të rritemi e të forcohemi.

Facebook Comments