Për sot është çeshtja e katërt, Kur vdesim jemi të përlevduar dhe të lirë në tokën e re. Të lexojme së bashku te letra e Romakëve, kapitulli 8 vargjet 18 deri 25:
18 Unë mendoj në fakt, se vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne.
19 Sepse dëshira e flaktë e krijesës pret me padurim shfaqjen e bijve të Perëndisë,
20 sepse krijesa iu nënshtrua kotësisë, jo me vullnetin e vet, po për shkak të atij që e nënshtroi,
21 me shpresë që vetë krijesa të çlirohet nga skllavëria e prishjes për të hyrë në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë.
22 Sepse e dimë se deri tani mbarë bota e krijuar rënkon dhe është në mundim.
23 Dhe jo vetëm kaq, por edhe ne vetë që kemi frytet e para të Frymës, vajtojmë në veten tonë, duke pritur flakët birërimin, shpengimin e trupit tonë.
24 Sepse me shpresë ne shpëtuam; por shpresa që duket nuk është shpresë, sepse atë që dikush e sheh si mundet edhe ta shpresojë?
25 Por në qoftë se ne shpresojmë atë që s’e shohim, atë gjë e presim me durim.