Sa shumë mëkate kemi në jetën tonë e që kemi nevojë të na i falë Jezus Krishti. Në javët e kaluara kemi folur për disa mëkate që Zoti ynë i urren më së shumti. E një mëkat tjetër që e fyen Perëndinë është mosbesimi. Shumica e besimtarëve nuk e konsiderojnë mosbesimi si mëkat por si dobësi. Por kjo është gabim. Nëse ne lexojmë fjalën e Perëndisë dhe lexojmë premtimet që i ka për jetën tonë dhe nuk i marrim seriozisht atëherë ne nuk jemi duke besuar atë që Perëndia ka për neve. Mosbesimi është mëkat dhe është shumë serioz dhe neve na është bërë thirrje që të kemi kujdes, e këtë e shohim tek Hebrenjëve 3:12.

Facebook Comments