Sot do të vazhdojmë me “Lumturitë” nga Ungjilli sipas Mateut. Ato janë fjalët dhe këshillat e çmuara të Jezus Krishtit në predikimin e tij mbi mal.

Këtë herë do të ndalemi tek Mateu 5:9:
“Lum ata që bëjnë paqe, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.”

E kam titulluar këtë mësim: “Paqebërësit”.

Besoj se të gjithë jemi dakord që kjo është një nga temat më të rëndësishme sot. Në një botë të trazuar, të gjithë kërkojnë paqe – në zemër, në familje, në shoqëri dhe ndërmjet kombeve. Kjo thirrje për të qenë paqebërës nuk është thjesht një dëshirë e mirë, por një mision i thellë shpirtëror.
Jezusi nuk tha “lum ata që duan paqen”, por “lum ata që e bëjnë paqen” – që punojnë aktivisht për të ndërtuar ura, për të ndalur grindjet, për të falur dhe për të jetuar në pajtim.

Sepse, siç premton Ai, ata do të quhen bij të Perëndisë.

Ora 13:30

Pastor Gani Smolica

Facebook Comments