Sot pasi që jemi ende në atmosferën e Pashkës do të flasim për Jezusin Krishti që është Pashka jonë. Si besimtarë që jemi ne duhet të jemi në gjendje ta kuptojmë se pse ishte e nevojshme që Jezusi të sakrifikohej në kryq. Pashka për herë të parë është festuar nga Izraelitët, ditën kur mbi faraonin dhe mbretërinë e tij u derdh plaga e fundit. Qengji ishte në qendër të Pashkës së parë e tani Krishti është në qendër të shpëtimit tonë dhe të marrëdhënies sonë me Perëndinë. Pashka e parë ishte udhërrëfyese e Pashkës së fundit, pra e vdekjes sakrifikuese dhe zëvendësuese të Jezus Krishtit.

Facebook Comments