Nganjëherë në jetën tonë të përditshme jemi aq të zënë dhe aq të ngarkuar me punë sa që nuk kujdesemi shumë për veten tonë, nuk kujdesemi fort për jetën tonë shpirtërore dhe nuk i japim rëndësinë e duhur rritjes sonë dhe lidhjes me Zotin tonë dhe fjalën e tij. Shpesh bile themi se i shërbejmë Zotit por nganjëherë jemi aq të zënë sa që harrojmë të ulemi e të kalojmë kohë me të. Kjo gjë pastaj sjell lodhjen shpirtërore ngase ne brengosemi shumë për jetën tonë të përditshme e ne harrojmë të kujdesemi e të ushqejmë veten tonë shpirtërisht.
Facebook Comments