Mëkati është një gjë që e ndan njeriun nga Perëndia. Ky është një problem të cilin njeriu duhet ta zgjidh para se të kthehet në miqësi me Perëndinë. Por a ka fuqi që njeriu të rregullojë vetë këtë problem ? Të gjithë ne e dimë përgjigjjen e kësaj pyetje. Perëndia është i shenjtë, Atë i dashur, Ai është plot mirësi e dashuri, por sa do i dashur të jetë, Ai nuk mund ta anashkalojë, nuk mund ta lë anash rrebelimin tonë e mëkatin tonë. E për këto gjëra, për shlyrjen e mëkateve tona, për faljen, për pajtimin me Perëndinë, Jezusi është dashur të vdes në kryq.
Facebook Comments