Në programet e fundit kemi trajtuar tema të ndryshme që lidhen me besimin dhe mosbesimin në Zotin: ateizmin, shkencën, rolin e Biblës dhe pyetjen thelbësore mbi qëllimin e jetës sonë. Shumë njerëz sot thonë se Zoti nuk ekziston dhe japin arsye të ndryshme për mosbesimin e tyre në Perëndinë.

Por Bibla na drejton vëmendjen diku tjetër. Në Psalmin 19:1 lexojmë:
“Qiejt tregojnë lavdinë e Zotit, dhe hapësira shpall veprën e duarve të Tij.”

Universi i krijuar flet për lavdinë e Perëndisë. Gjithësia nuk është rastësi, por një dëshmi e madhështisë së Tij. Dëshira më e thellë e zemrës njerëzore përmblidhet pikërisht këtu: lavdia e Zotit.
Gjithçka u krijua për ta shfaqur këtë lavdi, dhe ne u krijuam për ta soditur, për ta shijuar dhe për t’u mrekulluar prej saj.

Folës: Pastor Jeton Sokoli

Facebook Comments