Meqë jemi pranë festës së Pashkës, na ndajnë vetëm pak ditë nga kremtimi i Ringjalljes së Zotit Jezus. Gjatë kësaj kohe, do të ndajmë disa mësime nga ngjarje që, megjithëse mund të duken të vogla në pamje të parë, mbartin një kuptim të thellë dhe fuqi për të ndryshuar jetën tonë.

Në ungjillin sipas Markut, kapitulli 14, vargjet 1 dhe 2, fillon një histori që na fut në fazën përfundimtare të vuajtjes dhe vdekjes së Jezus Krishtit. Këto vargje hapin një dritare të fuqishme mbi planet e errëta të udhëheqësve fetarë dhe mbi rrugën e dhimbshme që Jezusi zgjodhi të ndjekë për shpëtimin tonë.

Programi Sipas Fjalës – Pastor Jetoni
Ora 13:30

Facebook Comments