Sot do të vazhdojmë me temën,”Ti japësh të gjitha Perëndisë”. Fjala e Perëndisë na tregon edhe na mëson se si mund të çlirohemi nga fuqia e parasë. Ky varg po ashtu na mëson se si ti shërbejmë Perëndisë me gjithë zemrën tonë. Paraja është shërbëtor i mirë por një zotëri i tmerrshëm, si zjarrin kur e mbajmë në kontroll është i përdorshëm për shumë gjëra veçanerisht për ngrohje. Por është zotëri i keq kur nuk e kemi në kontroll dhe mund të na djeg tërë shtëpinë.

Facebook Comments