Kam dëshirë që sot të flasim për “Pse e dua Krishtlindjen, Unë e dua krishtlindjen”. Të lexojmë së bashku nga ungjilli sipas Lukës kapitulli 2 vargjet 1 – 12.
Tani, në atë ditë u shpall një dekret nga ana e Cezar Augustit, për të kryer regjistrimin e popullsisë të gjithë perandorisë.
Ky regjistrim qe i pari që u krye kur Kuirini ishte guvernatori i Sirisë.
Dhe të gjithë shkonin të regjistroheshin, secili në qytetin e vet.
Tani edhe Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit të Galilesë, për të shkuar në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtëpisë dhe i familjes së Davidit,
për t’u regjistruar bashkë me Marinë, gruan e vet, me të cilën ishte martuar dhe që ishte shtatzënë.
Kështu, ndërsa ishin atje, asaj i erdhi koha të lindë.
Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta.
Tani në po atë krahinë ishin disa barinj që rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre.
Dhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikë e madhe.
Por engjëlli u tha atyre: ”Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin;
sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.
Dhe kjo do t’ju vlejë si shenjë: ju do të gjeni një fëmijë të mbështjellur me pelena, të shtrirë në një grazhd”.