Bota në të cilën ne jetojmë sot është e mbushur plotë me urrejtje. Urrejtje politike, shoqërore, fetare. Edhe zemra jonë në ditët e sotme është e mbushur me urrejtje. Ndonjëherë disa njerëz nuk duam t’i shohim me sy. Ne gjithashtu urrejmë njerëzit të cilët na kanë shkaktuar probleme, lëndime, që na kanë bërë jetën më të vështirë. Por pas gjithë këtyre na thuhet që ne duhet të durojmë të tjerët, ti falim, ti bekojmë të tjerët edhe pse e dimë se është e lehtë për tu thënë por e vështirë për tu vepruar. Dhe Bibla thotë se ne nuk duhet të tregojmë urrejtje ndaj askujt.
Facebook Comments