Përpara se Jezusi të vinte e të vdiste për mëkatet tona, njerëzit duhej të shkonin tek Perëndia për të paguar për mëkatet e tyre. Rastet kur njerëzit kanë ofruar flijime për Zotin janë të shumta në Bibël e ne të gjithë mund të dimë edhe historinë e Abrahamit dhe djalit të tij Isakut. Në këtë histori mund të shohim besimin e madh që kishte Abrahami por edhe dashurinë e madhe të Perëndisë që e zëvendësojnë flijimin e Isakut. Këtë histori e gjejmë tek Zanafilla kapitulli 22. Ndërsa dashurinë e Perëndisë për ne dhe zëvendësimin për të paguar për mëkatet tona e shohim tek Gjoni 3:16.
Facebook Comments