Inkurajime

Rëndësia e së Vërtetës

Revizionistët historianë dhe studiuesit liberalë të Biblës po përpiqen t’i shtojnë vlera moderne Fjalës së Perëndisë dhe fakteve historike. Dhe heqin copat që nuk u pëlqejnë. Le të jemi të vetëdijshëm për një gjë: Nëse vazhdojmë kështu si e kemi nisur, do të përfundojmë me një tufë gënjeshtrash dhe fëmijët tanë nuk do munden të mësojnë të Vërtetën e Fjalës së Perëndisë.

Shkrimi është i qartë. Tek 2 Timoteut 4:2-4, Pali paralajmëron mikun e tij që të mos ketë turp të predikojë Ungjillin, duke thënë:

Prediko fjalën, ngul këmbë me kohë e pa kohë, kritiko dhe qorto, këshillo me çdo durim e doktrinë. Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshët dhe do t’i largojnë veshët nga e vërteta e do t’i sjellin drejt përrallave.

Është politikisht e pasaktë të thuhet se Jezu Krishti është rruga, e Vërteta dhe jeta – por është e Vërteta. Vetëm e Vërteta e Tij ndryshon jetët dhe shpalos bukurinë e vlerës sonë të plotë si burra dhe gra të  krijuar sipas imazhit të Tij. Vetëm Ai mund të na ndryshojë zemrën në mënyrë që t’i duam të afërmit tanë.

Ne duhet të kujtojmë: ” sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s’kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie. (Galatasve 5:6).

Lutje: Zot, më ndihmo të jem i kujdesshëm ndaj atyre që po heqin pjesë të së Vërtetës nga Fjala Jote. Faleminderit që je e vetmja rrugë, e Vërteta dhe jeta. Më ndihmo ta shpall Lajmin e Mirë me dashuri dhe pa pasur turp. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën, sepse të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati.” (Gjoni 4:23).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Projektimi i brendshëm … nga PerëndiaA e di se Bibla flet edhe mbi mobilimin e shtëpisë tënde? Shkruesi i Fjalëve të urta ka thënë” Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi. Me dijen mbushen dhomat me lloj-lloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme.”( Fjalët e Urta 24:3-4) Më lejo të përsëris pjesën…
    Tags: të, që, mesazh, inkurajime
  • 98
    Të Ruash ZemrënRuaje zemrën tënde me shumë kujdes dhe mbi çdo gjë tjetër, sepse nga ajodalin burimet e jetës. – Fjalët e Urta 4:23 Te Libri i Fjalëve të Urta 4:23 thuhet të ruash zemrën tënde me shumë kujdes sepse nga ajo dalin burimet e jetës. Mendoni pak. Çfarë është apo keni në zemrën…
    Tags: të, dhe, mesazh, inkurajime
  • 98
    Kur doni një mrekulliNë qoftë se ju, që jeni të këqij, dini t`u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj, që është në qiej, do t`u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë. – Mateu 7 :11 Jezusi mund të kishte qenë atje. Ai mund të kishte ardhur dhe të…
    Tags: të, dhe, që, mesazh, inkurajime
  • 98
    NdjeshmëriaGjithçka, pra, që ju dëshironi t’ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët.- Mateu 7:12 Në programin e terapisë së lojës, që zhvillohej në spitalin Grace New Haven, kishte një problem. Pastruesi ishte shumë i zemëruar dhe i ashpër me fëmijët. Ata hidhnin në…
    Tags: të, që, mesazh, inkurajime
  • 98
    Pranoni rolin që Zoti ju ka dhënë!Ashtu si ne sot, kisha e Korintit luftoi me rolet gjinore dhe çështjet e nënshtrimit, ndal Pali i udhëzoi ata si si duhet të silleshin në mënyrë biblike. Në pamje të parë, ky pasazh mund të duket se ka të bëjë vetëm me faktin nëse gratë mund t’i shkurtojnë flokët…
    Tags: të, që, dhe, mesazh, inkurajime
Comments