Kulturë

Rita Ora: Mezi pres të vazhdoj ta përfaqësoj rininë e shtetit tonë

Ndërprerja e diskutimit të një paneli që fliste për politikat për të rinjtë në Kosovë, ka paralajmëruar se agjenda do të ndryshojë për pak kohë. E ajo që ka pezulluar agjendën e ngjarjes vjetore “Activate Talks”, të organizuar nga UNICEF-i, ka mbërritur pak minuta para se moderatorja të paralajmërojë për një befasi.

Rita Ora ka zbritur fiks në 15:15 te Biblioteka Universitare e Kosovës. Me të hyrë Ora në amfiteatër kanë shpërthyer ovacionet nga rreth 500 veta që kanë qenë të pranishëm, kryesisht të rinj. Për pak më shumë se një minutë fjalimi i saj ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

“Jam Rita dhe jam shumë e lumtur që jam këtu. Ka dy ditë që jam në Kosovë dhe kam pasur një udhëtim të mahnitshëm me UNICEF-in”, ka thënë ajo përderisa para saj ka qëndruar e ëma, Vera Ora.

Ora ka arritur në Prishtinë të hënën mbrëma, përderisa të martën dhe të mërkurën ka shëtitur nëpër Kosovë, duke takuar fëmijë e të rinjtë.

Ora është përshëndetur nga afër me panelistët, Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Burbuqe Bakija-Devën, zëvendësministre e Kulturës, ambasadorin austriak, Gernot Pfandler, atë suedez, Karin Hernmarck, Bajrush Sezairin, zëvendësministër i Arsimit e koordinatoren rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson. Ky ka qenë prezantimi i saj i vetëm publik gjatë vizitës së saj në Kosovë.

Gjatë ditës së martë Ora ka vizituar fshatin e komunitetit rom, Dubravë në Komunën e Ferizajt e po ashtu edhe një lagje rome në Fushë-Kosovë.

Para se të ndalej në kryeqytet, Ora ka vizituar kopshtin e fëmijëve “Shtëpia magjike” në fshatin Besi të Prishtinës. Atje ka arritur rreth orës 13:15 minuta. Krejt bisedat me fëmijë Ora i ka bërë në shqip. Ajo ka takuar rreth 35 fëmijë nga 40 sa janë gjithsej të regjistruar në “Shtëpinë magjike”.

Rita Ora tash shtatë vjet është Ambasadore Nderi e Kosovës. Këtë titull ia kishte dhënë ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, qysh nga viti 2012, për t’ia dorëzuar në Londër në korrik të vitit 2015.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 83
    Prishtinë, 1 mars – Një numër i artistëve janë bërë tok gjatë ditës së mërkurë, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kësaj radhe jo për ndonjë projekt artistik a protestë, por për të gjetur mënyra që t’i dalin në ndihme njërit prej kolegëve të tyre. Në këtë…
    Tags: të, për, ka, në
  • 83
    Filmi “Touch Me Not” (Mos më prek) e regjisores rumune Adina Pintilie, që flet për një grua e cila përballet me çështje të intimitetit dhe mëson se si të ndihet rehat me trupin e saj, e ka marrë “Ariun e artë” të edicionit të sivjetmë të festivalit “Berlinale”. Ndërsa Wes…
    Tags: të, në, ka, për
  • 82
    Instituti Arkeologjik i Kosovës nuk do ta realizojë planin e punës për vitin 2018 dhe mbi dhjetë projekte të planifikuara do të mbesin pa u përfunduar. Ky është “bilanci” që ka nxjerrë IAK-ja tre muaj pa përfunduar viti dhe për këtë shkakun e gjen te telashet me buxhet, shkruan sot…
    Tags: të, ka, në, për
  • 81
    Fondacioni Biberaj përmes një njoftimi bën të ditur mbështetjen me 2.5 milionë dollarë amerikanë të programit MIP të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, për të ndihmuar profesionistët shqiptarë që synojnë të ndjekin studime pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara. Fondacioni Biberaj, i themeluar dy vjet më parë, në 50-vjetorin e vendosjes së…
    Tags: të, në, për
  • 81
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, për
Comments