Informacione

Rizgjim në “Asbury”

Prej më shume se dy javësh, njerëz nga mbarë bota i janë drejtuar Kampusit Universitar “Asbury” në Wilmore, për të marrë pjesë në një rizgjimeve historike. Një shërbesë e rregullt filloi në 8 shkurt 2023, për të vijuar në një rizgjim, duke sjellë me dhjetra mijëra njerëz në qytetin e vogël të Kentakit.
Mark Vaught nga Cincinnati në shtetin e Ohio-s tregon për këtë takim: “Kur u shpëtova mora Frymën e Shenjtë, por isha gjithmonë duke kërkuar për më shumë dhe më të vërtetë duke shpresuar, të rrjedh prej meje”.
Presidentja e trupës studentore, 21 vjeçarja Allison Perfater ishte atje kur ndodhi rizgjimi: “Thjesht ti nuk kishe dëshirë të largoheshe. Nuk është se dikush ishte duke thënë “oh le të shikojmë se sa do të zgjasë,” thjesht nuk donim të largoheshim. Unë hyra brenda, kisha shumë probleme me zemërimin dhe me të vërtetë kam pasur sfida. Dhe për herë të parë isha në gjendje të flisja me Perëndinë. Dhe kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë në kohën time personale”
Daniel Moel, 24 vjeç student në Asbury na tregon:“Kanë qenë më të vërtetë vite shumë të vështira dhe jo vetëm për mua, por për shumë nga miqtë e mi, dhe thjesht e ndjeva sikur Perëndia po më çlironte nga shumë hidhërime dhe zemërim që i kisha të mbledhura për shumë çështje. Dhe disa prej tyre ishin edhe ndaj Perëndisë. Dhe kështu personalisht do të thoja se fjala më e mirë që do të mund ta përshkruaja ishte një perjetesë shumë, por shumë shëruese për mua.”
Jef Gossman, drejtori i Shërbesës në Kampusim Universitar në Regent University udhëtoi 10 orë nga Virxhinia pasi dëgjoi se çfarë është duke bërë këtu Perëndia. “Tani gjithsecili tek Regent, përfshirë edhe të gjithë zv.presidentët ekzekutivë, janë duke bërë thirrje për rizgjim-janë duke kaluar më shumë kohë në lutje. Ata janë duke kërkuar praninë e Perëndisë në kampus. Kështu që ne jemi kaq shumë falënderues që na dërguan ne këtu për të marrë ata që mundet dhe t`ua japim edhe atyre”-tha Gossmann.
Gjithçka pritet të përfundojë javën e ardhshme. Takimi i fundit publik është planifikuar për ditën e dielë dt 25 shkurt 2023, në orën 07.30 të pasdites me orën lokale. Lajmërimi është dhënë nga presidenti i Asbury Kevin Brown përmes një njoftimi në Facebook. Lajmërimi vjen disa ditë pasi policia dhe publiku kanë shprehur shqetësim mbi një fluks të mundshëm vizitorësh që i janë drejtuar qytetit. Rizgjime të ngjashme në këtë Universitet kanë ndodhur edhe në vitin 1905, 1950 dhe 1958. Ndërsa në vitin 1978 një shërbesa mëngjesi zgjati për rreth 185 orë pas një rizgjimi frymëror.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 82
    Zoti mund të të mbajë edhe me pak se sa të sigurojë më shumë!Në pjesën e Torahut të kësaj jave, njeriu mëson një parim shumë të rëndësishëm. A keni qenë ndonjëherë në nevojë dhe a jeni lutur që Zoti ta shumëfishonte atë që keni dhe të plotësonte nevojën tuaj? Ka shumë shembuj të kësaj që po themi në Shkrim. Një nga të preferuarat…
    Tags: të, dhe, një, në, shumë, më, për, mesazh, inkurajime
  • 82
    Në prag të koncertit në Tiranë, kantautori Italian ndan emocionet!Kantautori i mirënjohur Italian, Nico Battaglia vjen në Tiranë, për një koncert madhështor në 10 Dhjetor 2022. Dëshmia e shërimit të tij ka prekur zemrat e mijera njerëzve. Në prag të ardhjes së tij në Tiranë në kuadër të festimeve për 20-vjetorin e Radio 7, ai ndan detaje në një intervistë paraprake për TV7 Albania. I…
    Tags: të, në, për, dhe, inkurajime, informacione
  • 82
    Çfarë rëndësie ka Izraeli në profecitë Biblike?Izraeli është pjesë e rëndësishme e planit të Zotit dhe për këtë duhet të jemi gjithmonë në dakortësi me Zotin. Mësuesi i Biblës, Baruch Korman nga Izraeli gjatë një interviste dhënë përmes skype-it për TV7 Albania ndan interpretimin biblik duke nisur nga Libri i Zanafillës. Sipas tij, Zoti na tregon për Izraelin…
    Tags: të, dhe, në, për, mesazh, inkurajime
  • 81
    Të ngadaltë në zemërim!Fjalët e urta 19:11: “Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t’i kapërcejë fyerjet.” Mendoni për këtë. Meditoni për këtë. Mencuria e bën njeriun të ngadaltë në zemërim dhe është në lavdinë e tij t’i kapërcejë fyerjet. Mendoni për pjesën e…
    Tags: të, në, dhe, për, mesazh, inkurajime
  • 80
    Falenderues në mes të vuajtjes!Në gjithçka (pavarësisht rrethanave) falenderoni (Perëndinë), sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus (Zbuluesi dhe Ndërmjetësuesi i atij vullneti) për ju. – 1 Thesalonikasve 5:18 Bibla na inkurajon të jemi falenderues gjithmonë. Është e thjeshtë kur Perëndia i përgjigjet lutjeve dhe na nxjerr nga telashet. Por nuk është…
    Tags: të, në, dhe, për, më, mesazh, inkurajime
Comments