Kulturë

Rrëfimi mbi Holokaustin bashkon portretet e të mbijetuarve

Martin Schoeller shëtit nëpër dhomat e ekspozitës duke inspektuar sesi shfaqen fotografitë e tij. Për pak kohë ndalet për të diskutuar detajet e ndriçimit me kuratoren Anke Degenhard.

Derisa Schoeller e tund kokën në shenjë miratimi, flokët e tij ndjekin lëvizjet e shpejta të kokës. Fotografi i lindur në vitin 1968 jeton në New York që nga vitet ‘90, por shpesh vjen në Gjermani.

Ideja për këtë projekt unik fotografish me të mbijetuarit e Holokaustit erdhi gjatë një takimi me Kai Diekmann në “Paris Bar” në Berlin. Ish-kryeredaktori i tabloidit gjerman “Bild” ka qenë prej kohësh kryetar i Rrethit të Miqve të Gjermanisë të “Yad Vashem”, qendrës memorialë të Holokaustit në Izrael, shkruan sot Koha Ditore.

“Yad Vashem” u zgjodh si lokacioni për fotosesione – një vend i njohur për të gjithë të mbijetuarit, thotë Schoeller për DW-në. Bordi i Qendrës Botërore të Përkujtimit të Holokaustit në Jerusalem u pajtua me shpejtësi për projektin e ekspozitën “Survivors. Faces of Life after the Holocaust” (Të mbijetuarit. Fytyrat e jetës pas Holokaustit) dhe iu dha përgjegjësia për zgjedhjen e 75 personave që do të portretizohen, për të shënuar 75-vjetorin e çlirimit të Kampit të Përqendrimit të Auschvitz më 27 janar 1945.

Të mbijetuarit e Holokaustit, disa prej tyre mbi 90 vjeç, e njohin tashmë njëri-tjetrin. Ata vijnë rregullisht në Qendrën e përkujtimit për të ndarë historinë e tyre me vizitorët dhe grupet e të rinjve nga e gjithë bota.

Të mbijetuarit e Auschvitzit si Bat-Sheva Dagan, i lindur në 1925 në Poloni, janë thellësisht të përkushtuar për arsimim, raporton kuratori izraelit Vivian Uria, i cili e zhvilloi ekspozitën me kolegen e saj gjermane Anke Degenhard. © KOHA

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Masa shtesë për sigurinë e dokumentacionit komunalPas asgjësimit të një pjese të dosjeve komunale, Komuna e Gjilanit ka iniciuar procesin për rritjen e sigurisë për dokumentacionin. Drejtori i Administratës së përgjithshme në Komunën e Gjilanit, Bardhyl Syla, ka bërë të ditur se ata kanë angazhuar një operator i cili do t’i regjistrojë lëndët në drejtoritë dhe…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Instituti Albanologjik s’e lejon shtatoren e Anton Çettës në oborrPrishtinë, 5 korrik – Për udhëheqësit e Institutit Albanologjik të Kosovës, oborri i këtij institucioni nuk është vend adekuat për shtatoren e Anton Çettës. Sipas tyre, për një figurë si ajo e Çettës, shtatorja do të duhej të vendosej në ndonjë shesh të madh të qytetit, i cili do të…
    Tags: të, për, në
  • 100
    “Të dua pa e ditur” e Sislej Xhafës, revoltë ndaj sistemeve të padukshmeEkspozitë emocionale e ka quajtur prezantimin e tij të parë në vendin e tij të lindjes, artisti shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Sislej Xhafa. Lidhur me këtë projekt të madh artistik, Xhafa pati sot një paraqitje para publikut bashkë me kuratorin e ekspozitës së titulluar “Të dua pa e ditur”, raporton…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Në Washington SHBA-ja lanson lëvizjen botërore për lirinë fetare - vendos sanksione!Nga: Driton Krasniqi Mund të ngjajë që një pjesë e konsiderueshme e njerëzve edhe mund të mos jenë në dijeni se liria fetare shtrihet mu në zemër të demokracisë amerikane. Amendamenti i parë i Kushtetutës së SHBA-së përcakton orientimin shtetëror se Kongresi nuk do të themelojë asnjë religjion dhe nuk…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Filloi edicioni i 15-të i festivalit “Rapsodia Shqiptare” në SkenderajNë Skenderaj ka filluar edicioni i 15-të i festivalit të përvitshëm gjithëkombëtar ‘’Rapsodia Shqiptare’’, në të cilin për tri ditë grupe e rapsodë nga trevat shqiptare do të garojnë me këngët e tyre folklorike, njofton Ekonomia Online. Hapjen e këtij festivali e bëri kryetari i komunës, Bekim Jashari, nën patronatin…
    Tags: të, në, për
Comments