LAJMET E FUNDIT

Rritet vetëdijesimi për shëndetin oral te fëmijët

Në Ditën ndërkombëtare të Shëndetit Oral, Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS“, në Kosovë realizoi ecjen e tretë me radhë, “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” që ka për qëllim informimin e fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral (shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës).Me këtë rast stomatologu Xheladin Ujkani tha se qëllimi i këtij aktiviteti është vetëdijesimi përkitazi me rëndësinë e ruajtjes së dhëmbëve dhe në përgjithësi higjienës së gojës.
Ai tha se këtë aktivitet e ushtrojmë qe 5 vjet nëpër shkollat vendore.Ai bëri të ditur se krahasim me pesë vjetët paraprake është rrit vetëdijesimi tek prindërit dhe fëmijët, sa i përket mbajtjes së higjienës së gojës e cila ndikon në ruajtjen e dhëmbëve, por edhe të shëndetin oral.

“Gjatë gjithë kohës jemi në lëvizje në baza ditore javore mujore me institucionet parashkollore ku bashkërisht më fëmijët diskutojmë në mënyrën e pastrimit të dhëmbëve për ushqimet e shëndetshme për dhëmbët”, tha ai
Dita Botërore e Shëndetit të Gojës e vendosur nga Federata Dentare Botërore(FDI),organizohet çdo vit më datë 20 mars.Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin, si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirë qenien. Higjiena e mirë e gojës është shumë e rëndësishme pasi ajo favorizon një shëndet të mirë.Fillimisht Federata Dentare Botërore në Kongresin Botëror Dentar( AËDC),të mbajtur në vitin 2007 në Dubai, vendosi datën 12 shtator dhe deri ne fund të vitit 2012 kjo datë njihej si Dita Botërore e Shëndetit të Gojës. Këtë vit Federata Dentare Botëror e vendosi ndryshimin e kësaj date duke përcaktuar datën 20 mars.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 84
    Sikurse e bën të qartë Ungjilli, e sidomos Ungjilli sipas Gjonit, festa e Pashkës shënoi arritje me të rëndësishme gjatë shërbesës së Jezu Krishtit. Në tri vite shërbimi pati tri ndodhi domethënëse, në Pashkën e parë gjatë shërbesës së Tij, Jezusi e bëri të njohur misionin e tij nëpërmjet pastrimit…
    Tags: të, dhe, në
  • 80
    Kosova meriton të ardhmen evropiane, por ende ka shumë sfida dhe vështirësi, deklaroi të premten kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian,Tonino Piculas, në një konferencë për media, pas mbylljes së sesionit të parë të mbledhjes së tretë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë. Ai tha se kanë…
    Tags: të, dhe, për, në
  • 79
    Tani e tutje Kosova do të ketë një derë të hapur edhe në të dyja dhomat e Parlamentit Italian. Të martën, me 7 mars, për herë të parë u formua Grupi i Miqësisë për Kosovën, grup në të cilin janë përfshirë deri tani 45 senatorë dhe deputetë. Kryetar i grupit…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 77
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka ftuar për të hënën mbledhjen e Kryesisë, në të cilën pritet të caktohet rendi i ditës dhe dita e mbajtjes së seancës së radhës të legjislativit. Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare është thirrur për orën 11, ndërsa do të…
    Tags: të, për, së, në, dhe
  • 75
    Në Kosovë ekziston një pabarazi e madhe në trashëgimin e pronës mes meshkujve dhe femrave. Kështu u tha me rastin e prezantimit të Strategjisë Kombëtare për të drejtat e pronës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në fjalën e tij tha se është shumë e rëndësishme që të fuqizohet sistemi i të drejtave…
    Tags: të, në, për, dhe
Comments