Mesazh

Rruga drejt një jete të përmbushur!

Ai duke u përgjigjur tha: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde, edhe të afërmin tënd porsi vetveten.” Jezusi i tha: “U përgjigje drejti; vepro kështu dhe do të rrosh.” – Luka 10:27-28

Në Ungjillin sipas Lukës, kapitulli 10, Jezusi shpjegoi se mënyra më e mirë për të jetuar është ta duam Perëndinë me gjithçka që jemi – me zemrën, shpirtin, mendjen dhe forcën tonë. U referohemi këtyre aspekteve të vetes emocioneve tona, këndvështrimit të përjetësisë, arsyetimit dhe përkushtimit tonë. Përfshihemi në marrëdhënie me Zotin përmes të gjitha këtyre aspekteve të lartpërmendura. Të kuptuarit se si të jetojmë plotësisht në përputhje me vullnetin e Perëndisë, në çdo aspekt të personalitetit tonë, është çelësi për një jetë të përmbushur.

Po, Perëndia na dha trupa fizikë për të jetuar. Pavarësisht nga fakti që Shkrimi thotë se “nuk i përkasim vetes”, (1 Korintasve 6:19) mund të tundohemi të besojmë se ajo që bëjmë me trupat tanë nuk ndikon anën tonë shpirtërore. Por të lavdërosh Perëndinë duke ia nënshtruar  trupin, na vendos në një linjë me Frymën e Tij si fizikisht, ashtu dhe shpirtërisht dhe mendërisht. Ndjenjat do pasojnë kur zgjedhim të bindemi dhe adhurojmë Zotin edhe me anë të trupave tanë.

Bëjmë mirë të ecim në atë që Jezusi ka për ne sepse është më e mira për një jetë të përmbushur! Një shpirt i shëndetshëm ushqen trupin dhe mendjen, dhe anasjelltas.

Kur një pjesë e trupit ka nevojë për shërim, ndihma jonë vjen nga Ai që na krijoi si qenie shumëdimensionale. Mbreti David shkroi: “Ndërsa zemra ime po shkrihet; më ço në shkëmbin që është më i lartë se unë,” (Psalmi 61:2). Kur shpirti, mendja dhe forca jonë e gjejnë shtëpinë e tyre te Perëndia, zemrat tona të trazuara e dinë se ku të drejtohen kur janë në ankth.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Cili është motivi për gjërat që bëjmë në emër të Yeshua-s!Mbaj mend që kur isha shumë i vogël shkova në cirk dhe pashë një kafaz të madh plot me luanë. Luanët dukeshin shumë të këqij dhe po vrumbullonin dhe po ecnin sa para mbrapa. Sigurisht që isha i lumtur që isha jashtë kafazit. Imagjinoni sa u habita kur pashë një…
    Tags: të, që, dhe, se, në, për, një, mesazh
  • 97
    Autoriteti i Fjalës“Atëherë fjala e Zotit iu drejtua…” ( Zanafilla 15:4) Autoriteti në botën tonë është po aq i rëndësishëm sa edhe ushqimi i shëndetshëm dhe ajri i pastër. Kur secili është “ligj për veten” nuk ekziston ligji; anarkia çon në kaos dhe kaosi në asgjësim. Kjo është arsyeja pse historia e njerëzimit është…
    Tags: të, që, për, një, në, dhe, se, mesazh
  • 97
    Izraeli dhe UngjilliNë pjesën e Torahut të kësaj jave, Jakobi merr zbulesë në lidhje me shpengimin. Shkalla e mbështetur mbi tokë, maja e së cilës prekte qiellin I referohet Mesias, siç mësoi dhe  Yeshua ( Jezusi) tek Gjoni 1:51. Ishte menjëherë pas ëndrrës kur, “Pastaj Jakobi u nis dhe shkoi në vendin e…
    Tags: të, në, që, dhe, për, mesazh
  • 97
    Sa është mjaftueshëm?Biri im, këto gjëra mos u largofshin kurrë nga sytë e tu. Ruaje maturinë dhe të menduarit. Ata do të jenë jetë për shpirtin tënd dhe një nur në qafën tënde. – Fjalët e Urta 3:21-22 Sa është mjaftueshëm? Për të qenë i sinqertë me ju, kjo është një pyetje…
    Tags: të, për, dhe, një, në, mesazh
  • 96
    Gjeni kënaqësi në bollëk!Vetëm Zoti mund të mbushë boshllëkun e zemrës njerëzore. Isaia 55:1-3 Imagjinoni se ju ka marrë uria por keni vetëm disa monedha në xhep. Aq monedha sa mund të blini vetëm pak bukë , një kafe dhe një tas supe. Kjo do t’ju mjaftonte të mos vdisnit nga uria, por…
    Tags: të, një, dhe, në, që, mesazh
Comments