Rruga për një jetë të lirë dhe të pastër!
Po t`i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. – 1 e Gjonit 1:9
Para se Hollywoodi të xhirojë një film, ka shumë punë që duhen bërë përpara se kamerat të filmojnë. Duhet të ndizen dritat, të hartohet një plan për në skenë dhe kamerat të vendosen në vendet e duhura, në mënyrë që çdo gjë të jetë perfekte. Njerëzit e quajtur “asistentë” bëjnë gjithë punën përgatitore në vend të yjeve të kinematografisë. Çdo gjë është gati për ta që të shfaqen për aksion! Asistenti është thjesht një zëvendësues për aktorin, por që bën punën e vërtetë.
Priftërinjtë në Dhiatën e Vjetër në Bibël ishin pak a shumë si asistentët. Ditë pas dite, ofronin flijime për shlyerjen e mëkateve të njerëzve ndërsa prisnin Shpëtimtarin e premtuar, i cili do ti falte vetë mëkatet. Ai nuk do të kishte nevojë për asistent, por do të paguante vetë borxhin e mëkatit , një herë e mirë. Sakrificat e priftërinjve thjesht sa e mbulonin mëkatin, por Jezusi e pagoi vetë atë borxh, një herë e përgjithmonë për gjithë njerëzimin.
Çfarë do të thotë për mua që borxhi i mëkatit tim është paguar? Do të thotë, se kur dështoj në shenjtëri, egoizmin tim të dëshpëruar dhe krenarinë time ia dorëzoj me anë të rrëfimit Jezusit dhe ai e largon turpin tim. Për shkak se Ai vdiq dhe u ringjall, unë jam e falur njësoj sikur të mos kisha mëkatuar kurrë. Jam e pastër dhe e lirë – dhe ju mund të jeni gjithashtu. Dorëzojini përpjekjet tuaja tek Jezusi dhe merrni jetën e re që Ai ju ofron.
Related Posts
- 99Në pjesën e Torahut të kësaj jave mësojmë për punën dhe veshjet e priftërinjve (Kohanim). Çdo ditë, Kohanimët do të sakrifikonin “ofrimin e vazhdueshëm ose në hebraisht תָמִיד ṯāmīḏ;”. “Kjo është ajo që do të ofrosh mbi altar: dy qengja motakë çdo ditë, për gjithnjë (ṯāmīḏ). Njërin prej qengjave do ta…
- 98
- 98Izraeli është pjesë e rëndësishme e planit të Zotit dhe për këtë duhet të jemi gjithmonë në dakortësi me Zotin. Mësuesi i Biblës, Baruch Korman nga Izraeli gjatë një interviste dhënë përmes skype-it për TV7 Albania ndan interpretimin biblik duke nisur nga Libri i Zanafillës. Sipas tij, Zoti na tregon për Izraelin…
- 98
- 98