Kulturë

“Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite” për kryepersonazhin e historisë shqiptare

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, të hënën, hap serinë e ngjarjeve për shënimin e 100-vjetorit të vdekjes së themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit. “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”, është titulli i ekspozitës dhe tryezës së rrumbullakët që ka paralajmëruar ky institucion.

Historianë e hulumtues do të flasin për veprimtarinë e Qemalit, i lindur në Vlorë më 1844, i cili vdiq në Itali më 24 janar të vitit 1919. Valentina Duka, Kaliopi Naska, Nevila Nika, Frederik Stamati, Ariola Prifti, Paulin Marku dhe Ardit Bido do të shpalosin hulumtimet e tyre sa i përket njërës prej figurave më të rëndësishme të historisë shqiptare.

Ekspozita, sipas menaxhmentit të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, është organizuar për të kujtuar Ismail Qemalin dhe kontributin e tij të paçmuar për kombin shqiptar. Më 1912, në moshën 68-vjeçare, Qemali do të rikthehej në Shqipëri për ta bërë atë të lirë e të pavarur.

Ekspozita është konceptuar si një rrugëtim sa i përket jetës së Ismail Qemalit.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Nga: Driton Krasniqi Mund të ngjajë që një pjesë e konsiderueshme e njerëzve edhe mund të mos jenë në dijeni se liria fetare shtrihet mu në zemër të demokracisë amerikane. Amendamenti i parë i Kushtetutës së SHBA-së përcakton orientimin shtetëror se Kongresi nuk do të themelojë asnjë religjion dhe nuk…
    Tags: të, në, për
  • 93
    Fondacioni Biberaj përmes një njoftimi bën të ditur mbështetjen me 2.5 milionë dollarë amerikanë të programit MIP të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, për të ndihmuar profesionistët shqiptarë që synojnë të ndjekin studime pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara. Fondacioni Biberaj, i themeluar dy vjet më parë, në 50-vjetorin e vendosjes së…
    Tags: të, në, për
  • 93
    Ekspozitë emocionale e ka quajtur prezantimin e tij të parë në vendin e tij të lindjes, artisti shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Sislej Xhafa. Lidhur me këtë projekt të madh artistik, Xhafa pati sot një paraqitje para publikut bashkë me kuratorin e ekspozitës së titulluar “Të dua pa e ditur”, raporton…
    Tags: të, në, për
  • 91
    Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova, dje përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar për të arriturat përgjatë gjashtë muajve të parë të drejtorisë të cilën ai e drejton, shkruan KultPlus. Përveç të tjerash ai ka treguar për shumën që ka siguruar kjo…
    Tags: të, në, për
  • 90
    Midis urimeve e shpresës për prosperitet të shqiptarëve dhe ankesave për mosunifikim të Abetares e gjendjes jo të mirë të objektit ku është mbajtur Kongresi i Manastirit, është shënuar Dita e Alfabetit. Në 110-vjetorin e përfundimit të ngjarjes që në nëntor të vitit 1908 përcaktoi shkronjat me të cilat shkruhet…
    Tags: të, në, për
Comments