LAJMET E FUNDIT

Ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore prioritet i MKRS-së

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në kabinetin e tij anëtarët e ekipit punues për Hartimin e Projektligjit për Trashëgimi Kulturore. Ky takim vjen pas miratimit të koncept dokumentit për Trashëgimi Kulturore nga Qeveria e Kosovës dhe emërimit të këtij ekipi me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS-së, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Gashi përgëzoi grupin punues për punën dhe ju ofroi mbështetje të vazhdueshme duke u zotuar që të punojnë bashkërisht për të finalizuar hartimin e Projektligjit për Trashëgimi Kulturore.

“Sot takova ekipin punues për Hartimin e Projektligjit për Trashëgimi Kulturore, i cili është përgjegjës të punojë për Hartimin e Projektligjit për Trashëgimi Kulturore. Është takimi i parë i ekipit punues për Hartimin e Projektligjit për Trashëgimi, në kuadër të planifikimeve tona për avancimin e infrastrukturës ligjore duke pasur parasysh që ligji aktual nuk i plotëson kërkesat e kohës dhe duhet të punojmë që të shtyjmë përpara këtë ligj”, është shprehur Gashi.

Nga ekipi punues, Gashi kërkoi që të kenë bashkëpunim me shoqërinë civile dhe me organizatat ndërkombëtare në mënyrë që të ketë një ligj i cili i ka konsultuar të gjitha palët.

“Përkushtimi im si ministër i MKRS-së, ka qenë dhe mbetet përmirësimi kushteve të punës, investimi në Institucionet e Kulturës, por edhe ngritja performancës institucionale dhe pasurimi i jetës kulturore dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore në vendin tonë”, shtoi Gashi. “Plotësimi dhe avancimi i kornizës ligjore dhe infrastrukturore konform praktikave dhe standardeve ndërkombëtare mbetet një ndër prioritetet e mia si ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit i përcaktuar edhe në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 91
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 85
    Fiton çmimin shkencor për “Shqipëria e rigjetur”, profesoresha italiane shprehet se është befasuar që në 1300-n Shqipëria ishte një shtet i madh në Adriatik. Studiuesja e njohur italiane, Lucia Nadin, ka qenë e entuziazmuar ditën e djeshme, pasi u shpall fituesja e çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe…
    Tags: të, në, që, për, dhe
  • 76
    Për më shumë se 10 vjet projekti “Cities of Peace” apo “Qytetet e paqes” ka udhëtuar nga Jerusalemi në Bagdad, Sarajevë, Nju Jork e shumë qytete të tjera, dhe tash ka ardhur edhe në Prishtinë, ku sonte do të bëhet prezantimi i pikturës “The Flowering”, krejt kjo për të promovuar…
    Tags: të, në, që, dhe, për
  • 75
    Ka filluar kremtimi i Javëve të Frankofonisë në Kosovë, aktivitet ky që kremtohet çdo vit në muajin mars, në më shumë se 70 vende të botë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si koordinatore vendore e Frankofonisë në Kosovë, së bashku me përfaqësitë diplomatikë të Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Zvicrës…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 75
    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë vizitës së tij zyrtare në Zagreb, është pritur sot nga ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Milan Kujundzic, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net. Ismaili dhe Kujundzic diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë, në veçanti rreth ndihmës që ky shtet…
    Tags: të, në, për, dhe
Comments