Kulturë

“Rugova” fiton në festivalin “Sofra Dardane” në Bajram Curr

Ansambli autokton “Rugova” nga Kosova u shpall fitues me çmimin e parë në edicionin e 16-të të Festivalit Folklorik Sofra Dardane që u zhvillua në qytetin e “Bajram Currit”.

Grupi nga Kosova u vlerësua për performancën dhe motivet origjinale si në këngë ashtu dhe koreografi. Çmime u ndanë dhe kategori të tjera. Kryetari i jurisë maestro Ermir Dizdari tha se përzgjedhja ka qenë e vështirë.

“Në të gjitha rastet juritë e kanë këtë vështirësi. Unë kam marrë pjesë në shumë festivale në juri po sot e kishim vërtetë shumë të vështirë se kishte prurje jashtëzakonisht të mirë”, thotë Ermir Dizdari, kompozitor kryetar i jurisë, transmeton Tch.

“Vlen për tu përmendur koreografinë e ardhur nga Ansambli i këngëve dhe valleve nga Kaçaniku, grupi i Kaçanikut”, shprehet Deli Metaliaj, koreograf, anëtar i jurisë.

Jashtë garës performoi reperi Stresi. Në edicionin e 16-të të “Sofrës Dardane” që u zhvillua për tre ditë rresht në Bajram Curri morën pjesë grupe e asamble folklorike nga të gjitha trojet shqiptare, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria dhe Diaspora.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 86
    Në duart e Nënës Tereze kam përjetuar dhe shprehur bashkëpunimin mes Zotit dhe njeriut”. Don Lush GJERGJI Kaluan- të mos them, “fluturuan” dymbëdhjetë vite nga kalimi në amshim i Mikut, Vëllait, Krijuesit, Skulptorit, Artistit të mirënjohur dhe të dashur, prof. AsimLokaj. Kujtimi për të, zgjon në mua shumë ndjenja, përjetime,…
    Tags: dhe, të, në
  • 84
    Çështja e kthimit të Fondit Pensional të Kosovës nga Serbia, mund të përfshihet në kuadër të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Shteti i Serbisë kishte ndalur kontributet e pensionistëve të Kosovës nga qershori i vitit 1999, pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë. Që nga atëherë, pensionistët…
    Tags: të, në, nga
  • 84
    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë vizitës së tij zyrtare në Zagreb, është pritur sot nga ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Milan Kujundzic, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net. Ismaili dhe Kujundzic diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë, në veçanti rreth ndihmës që ky shtet…
    Tags: të, në, për, dhe
  • 84
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe, në
Comments