Kulturë

“Rutinë”, filmi i radhës nga Kosova në Festivalin e Sarajevës

“Rutinë” i Bekim Gurit është vepra e radhës kinematografike që është në programin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Konfirmimin se do të jetë në këtë festival, Guri e ka marrë të hënën.

Kësisoj u bashkohet edhe filmave të tjerë nga Kosova e me regjisorë nga vendi e Shqipëria, që garojnë në ngjarjen më prestigjioze rajonale të filmit. Më herët qe konfirmuar se filmi dokumentar “Në mes” i Samir Karahodës garon në këtë festival ashtu sikurse edhe “Jama” i Alban Ukajt, “The Van” i Erenik Beqirit nga Shqipëria dhe “Derë e hapur” i regjisorit Florenc Papas, financuar edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëproduksion midis Shqipërisë, Italisë, Maqedonisë dhe Kosovës.

Edicioni i 25-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë mbahet prej 16 deri më 23 gusht.

Për filmin 11-minutësh, “Rutinë” (Routine), regjisori Guri për tetë vjet, prej 2009-s deri më 2018, natën e vitit të ri ka shkuar nga Gjermania në Kosovë për të takuar Albanin, një fëmijë të pastrehë, për të sjellë një pjesë nga realiteti i tij i dhimbshëm në një film. Premierë kombëtare qe shfaqur vitin e kaluar në festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër në “DokuFest”, ku kishte marrë Çmimin e distribuimit dhe Çmimin special në kategorinë kombëtare.

Në “Sarajevo Film Festival” ky film është në kategorinë “Filmat e Shkurtër Evropian”.

Sivjet Festivali i Filmit i Sarajevës për herë të parë është kualifikuar për “Oscar” në kategorinë e filmave të shkurtër.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 89
    Për 19 vite me radhë në Ulqin organizohet Panairi i Librit. Botues nga hapësira mbarëshqiptare do të jenë të pranishëm gjatë 5 ditëve të panairit, nga data 26 deri në 31 korrik. Organizatorja e këtij eventi, drejtoresha e përgjithshme e botimeve “Toena”, Irena Toçe gjatë konferencës për mediet në Bibliotekën…
    Tags: të, në, nga, dhe, për
  • 88
    Përmbledhja me poezi e titulluar “Negative Space” nga shkrimtarja Luljeta Lleshanaku dhe e përkthyer nga Ani Gjika, botuar në Angli dhe në SHBA gjatë vitit të kaluar është përzgjedhur si një nga katër librat finalistë për çmimin Ndërkombëtar GRIFFIN në Kanada. Më herët kjo përmbledhje poezish është vlerësuar me çmimin…
    Tags: të, dhe, në, është, për, nga
  • 88
    Realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian, me një përzgjedhje prej njëmbëdhjetë filmave të shkurtër e të gjatë nga regjisori serb Želimir Žilnik (Zhelimir Zhilnik), programi i filmit do të shfaqet nga data 3-27 korrik, çdo të mërkurë dhe të shtunë te Lumbardhi, bën të ditur fodnacioni “Lumbardhi” nga Prizreni. Përzgjedhja…
    Tags: të, dhe, në, nga
  • 88
    Nga: Driton Krasniqi Mund të ngjajë që një pjesë e konsiderueshme e njerëzve edhe mund të mos jenë në dijeni se liria fetare shtrihet mu në zemër të demokracisë amerikane. Amendamenti i parë i Kushtetutës së SHBA-së përcakton orientimin shtetëror se Kongresi nuk do të themelojë asnjë religjion dhe nuk…
    Tags: të, në, për
Comments