Mesazh

Sa është mjaftueshëm?

Biri im, këto gjëra mos u largofshin kurrë nga sytë e tu. Ruaje maturinë dhe të menduarit. Ata do të jenë jetë për shpirtin tënd dhe një nur në qafën tënde. – Fjalët e Urta 3:21-22

Sa është mjaftueshëm? Për të qenë i sinqertë me ju, kjo është një pyetje me të cilën unë personalisht kam luftuar për shumë vite. Oh, nuk është se unë kam aq shumë ose mendoj se kam nevojë për aq sa kam vendosur një kufi dhe i kam thënë vetes: “Kur ta arrij këtë kufi, do ta jap pjesën tjetër.” Kjo çështje për mua përfshin një mënyrë jetese.

Njoh disa që kanë rrokur çështjen e thjeshtësisë dhe në mënyrë virtuale kanë dhënë pjesën më të madhe të gjërave që kanë zotëruar sepse ata ishin të bindur që të mirat materiale i zotëronin ata. Po mendoj për një vajzë të re e cila vinte nga një familje e pasur e konvertuar që e hodhi argjendin e saj në plehra sepse ishte e bindur se ishte gabim që ajo të kishte aq shumë kur të tjerët kishin shumë pak dhe ajo kishte frikë se nëse ajo do t’ia jepte argjendin e saj të varfërve , ata do të fillonin ta adhuronin ashtu si ajo.

Kjo mund të mos jetë bindja juaj, a keni menduar ndonjëherë për temën se sa është mjaftueshëm? Ronald Sider, me doktoraturë në histori nga Universiteti i Jelit, e studioi këtë çështje dhe kërkimet e tij çuan në shkrimin e një libri, “Të krishterët e pasur në një epokë urie.” Guy Davidson dhe kisha e tij u përballën me këtë çështje, dhe në vend që të ndërtonin një ndërtesë të re kishe, ia dhanë fondin për ndërtesën një organizate që ushqente të uriturit, dhe shpërblimi ndaj atij akti bamirësie është se në fund ata e morën ndërtesën  e tyre gjithsesi.

E pranoj që mua personalisht nuk më pëlqejnë ndërtesat e mëdha dhe të kushtueshme të kishave, të cilat përdoren vetëm për tre orë të dielën në mëngjes dhe pastaj qëndrojnë bosh për pjesën më të madhe të javës, ndërsa besimtarët Aziatikë luten për një çati metali për t’i mbrojtur nga shiu.

Më falni, por e kam të vështirë të kem dhembshuri për njerëzit problemet e të cilëve janë 1) Si të humbas peshë, dhe 2) ku mund ta parkoj makinën time të tretë, kur 50% e popullsisë së botës shkojnë në krevat me barkun bosh çdo natë.

Nuk po ju sugjeroj udhëzime si të silleni, por po ju sfidoj të shihni jetën tuaj dhe të përballeni me pyetjen: “Sa është mjaftueshëm?” Jam i sigurt që ndërsa mendoheni për këtë çështje dhe shkoni tek Fjala, Fryma e Shenjtë do t’ju drejtojë edhe ju ashtu si mijëra të tjerë, por gjatë procesit ju sugjeroj  të gjeni një kopje të librit të Sider’s, Të krishterët e pasur në një kohë urie dhe ta lexoni. Po, ju ende mund ta blini atë makinë ose kompjuter të dytë, por nëse veproni kështu, duhet të veproni vetëm sepse ju duhen, dhe jo për të kënaqur dëshirat tuaja për të pasur më shumë. Duke vepruar kështu në vend që ato t’ju zotërojnë ju, i zotëroni ju ato. Mendojeni këtë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Fuqia jetëndryshuese e borxhit të falur!Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t’u thotë: “Në të vërtetë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.– Mateu 25 : 40 Miku më i mirë i Xhejsonit, Met, shkoi në Japoni si misionar. Atje…
    Tags: të, për, dhe, një, në, mesazh
  • 97
    Rruga drejt një jete të përmbushur!Ai duke u përgjigjur tha: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde, edhe të afërmin tënd porsi vetveten.” Jezusi i tha: “U përgjigje drejti; vepro kështu dhe do të rrosh.” – Luka 10:27-28 Në Ungjillin sipas Lukës,…
    Tags: të, dhe, në, një, për, mesazh
  • 97
    Kuptimi i jetësLuftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin. (2 Timoteut 4:7) “Jetoni-Dashuroni-Shijoni!”- lexon një reklamë për një agjenci funeralesh, me shënimin poshtë saj: “Ne do të presim.” Kur e pashë, mesazhi më bëri të mendohem. Mendova me vete: “A nuk është kjo ajo që përpiqen të bëjnë…
    Tags: të, një, dhe, për, mesazh
  • 96
    Mos kini një mendim të ekzagjeruar për veten!Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka (shumë i rëndësishëm për t’u kujdesur për barrën e dikujt tjetër), pa qënë asgjë (pa qënë superior përveç se me vlerësimin e vet), gënjen veten e vet. – Galatasve 6:3 Bibla na paralajmëron vazhdimisht kundër krenarisë. Nuk mund të theksoj mjaftueshëm rrezikun…
    Tags: të, për, dhe, në, mesazh
  • 96
    Të Shenjtëruar dhe të Veçuar!Ndiqni udhëzimet e Frymës së Shenjtë për të përmbushur planin që Perëndia ka për ju! 2 Timoteut 2:20-22 A ndiheni të veçantë, apo ndjeheni të parëndësishëm? Lajmi i mirë është se çdo besimtar është i veçantë në sytë e Zotit dhe Ai ju ka veçuar për veten e Tij. Meqënëse…
    Tags: të, për, dhe, në, mesazh
Comments