Sakrifica e plotë dhe përfundimtare!
“Dhe Moisiu mori gjysmën e gjakut dhe e vuri në legenë; dhe gjysmën tjetër të gjakut e shpërndau mbi altar. Pastaj mori librin e besëlidhjes dhe ia lexoi popullit, i cili tha: «Ne do të bëjmë tërë ato që ka thënë Zoti dhe do t’i bindemi». Pastaj Moisiu mori gjakun, spërkati popullin me të dhe tha: «Ja, gjaku i besëlidhjes që Zoti ka lidhur me ju sipas tërë këtyre fjalëve».”
-Eksodi 24:6–8
Kjo është një skenë vërtet e fuqishme. Dhe Libri i Eksodit thotë se Perëndia po e konfirmonte besëlidhjen e Tij me popullin, premtimin e Tij me popullin. Kjo është besëlidhja model, besëlidhja e Perëndisë me popullin e Tij nëpërmjet Moisiut në të cilën Ai premtoi t’u jepte atyre ligjin e Tij, t’i drejtonte ata në tokën e premtuar, të ishte me ta, t’i mbronte ata, të siguronte për ta, të drejtonte jetën e tyre dhe t’i bekonte ata në shumë mënyra.
Dhe ne tani mund të jetojmë në besëlidhje me Perëndinë falë sakrificës së Jezu Krishtit në kryq.
Ndërsa lexoj vargun 7, njerëzit mendojnë: “Ne do të bëjmë tërë ato që ka thënë Zoti dhe do t’i bindemi.”. Mua më duket si një pikturë e një ceremonie martesore ku Perëndia ia përkushton Veten popullit të Tij dhe populli i Tij ia përkushton veten Atij. Prapëseprapë ne e dimë se para se gjaku i kësaj besëlidhjeje të kishte kohë të thahej, populli i Perëndisë krijoi një viç të artë, e adhuroi dhe ra përmbys para tij. Populli po tregohej i pabesë ndaj kësaj besëlidhjeje me Perëndinë, dhe prapë Perëndia nuk do të tregohej i tillë me ta.
Këtu gjaku luan një rol tejet të rëndësishëm. Këto janë sakrifica, ofrime që jepen dhe kemi një gjak që spërkatet kundër një altari. Por a e vutë re se çfarë thotë vargu : “Moisiu mori gjakun, spërkati popullin me të.”. Menjëherë pas kësaj populli tha: “Ne do të bëjmë tërë ato që ka thënë Zoti dhe do t’i bindemi.”. Moisiu mori gjakun, spërkati popullin me të dhe tha: “Ja, gjaku i besëlidhjes që Zoti ka lidhur me ju sipas tërë këtyre fjalëve.”. Dhe përshkrimi është i qartë. Populli i Perëndisë nuk do të jetë i bindur ndaj kësaj besëlidhjeje. Por Perëndia ka siguruar një rrugë me anë të sakrificave për mëkatin, të përshkruar me anë të gjakut këtu, për të mbuluar mëkatin para Tij. Dhe ky përshkrim në Dhiatën e Vjetër themelon tablonë e madhe, tablonë që siguron themelin për mënyrën se si mund të luteni sepse në zemrat tona ne jemi të pabindur ndaj Zotit. Ne largohemi nga Fjala e Tij. Mënyra e vetme se si mund të jemi në besëlidhje me Perëndinë është me anë të sakrificës së plotë dhe përfundimtare të Jezusit. Gjaku i Tij mbulon të gjithë mëkatin tonë. Dhe pavarësisht pabesisë tonë me Zotin, Perëndia është besnik ndaj nesh. Mendoni për 1 Gjonit 1, vargu 9: “Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.”. Si është e mundur kjo gjë? Vetëm me anë të gjakut të Jezusit.
Perëndi, ne vijmë tek Ti tani për të të falënderuar, lavdëruar, nderuar, lartësuar dhe adhuruar që i mbulove mëkatet tona duke dërguar Jezusin që të vdiste në kryq për to. Jezus, ne të lavdërojmë për gjakun Tënd që mbulon të gjitha mëkatet tona. Unë kujtoj kohën time me Ty këtë mëngjes dhe bindjen për mëkat në jetën time. Jezus, të falënderoj që e mbulove të gjithë mëkatin. Të falënderoj që më pastrove nga e gjithë paudhësia dhe jo vetëm mua por të gjithë ata që besojnë tek Ti. Gjaku i Jezusit mbulon mëkatin e të gjithëve, pavarësisht se çfarë kanë bërë, mjafton që të besojnë te hiri dhe mëshira Jote. Ndaj, Perëndi, na ndihmo të ecim në bindje ndaj Teje. Ne duam të ecim në bindje besnike ndaj Teje. Dhe të lutemi të na ndihmosh nën flamurin e gjakut të Jezusit të derdhur për ne që të bëjmë atë që Ti na thirre të bëjmë, që të jetojmë në bindje ndaj Teje sot dhe nesër dhe për çdo ditë të jetës. Perëndi, nëse gabojmë në ndonjë mënyrë, na ndihmo të jemi të shpejtë për të rrëfyer mëkatin tonë që të lavdërojmë Ty sërish e sërish për hirin, mëshirën dhe dashurinë Tënde që mbulon mëkatin tonë nga e gjithë paudhësia.
Jezus, të falënderojmë që e bëre të mundur lutjen. Të falënderojmë që e bëre të mundur bashkësinë me Perëndinë. Ne të lavdërojmë, o Zot, për besëlidhjen Tënde me përkushtim për të mos na braktisur kurrë, për besëlidhjen Tënde që do të zgjasë për të gjithë përjetësinë bazuar te hiri Yt ndërsa të besojmë Ty. Ne të duam dhe të lavdërojmë. Të lavdërojmë për marrëdhënien tonë me Ty, një marrëdhënie më e thellë se marrëdhënia në martesë, sepse marrëdhënia me Ty do të zgjasë për të gjithë jetën.
Perëndi, ne lutemi që të na ndihmosh t’i drejtojmë të tjerët të besojnë te Jezusi për mbulimin e mëkateve të tyre, për t’i drejtuar të tjerët në jetën tonë sot, ta drejtojmë fisin Ksai në Vietnam që të njohin dhe të besojnë te gjaku i Jezusit që u derdh për mëkatin e tyre. Perëndi, ne lutemi për përhapjen e lajmit të mirë përmes jetës tonë ndërsa kremtojmë këtë marrëdhënie besëlidhëse që kemi me Ty çast pas çasti, ditë pas dite. Unë lutem për të gjitha këto në emrin e Jezusit, në gjakun e Tij, amen.
Related Posts
- 100
- 98
- 98Jini gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim. Për çdo gjë falenderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.-1 e Thesalonikasve 5 :16-18 Lutja është bisedë me Perëndinë dhe çdo marrëdhënie formësohet nga cilësia e komunikimit ndërmjet atyre që janë përfshirë në të. Ne përdorim fjalën…
- 97
- 97Në pjesën e Torahut të kësaj jave mësojmë për punën dhe veshjet e priftërinjve (Kohanim). Çdo ditë, Kohanimët do të sakrifikonin “ofrimin e vazhdueshëm ose në hebraisht תָמִיד ṯāmīḏ;”. “Kjo është ajo që do të ofrosh mbi altar: dy qengja motakë çdo ditë, për gjithnjë (ṯāmīḏ). Njërin prej qengjave do ta…