Mesazh

Sakrifica në martesë!

Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe (edhe) të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri (përkushtimi i arsyeshëm, i qëllimshëm dhe frymëror është i frymëzuar nga dashuria e Perëndisë për dhe në ne), do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon. – 1 Korintasve 13:1

Në fillimet e martesës sonë, Perëndia më mësoi që të doja Dejvin me të vërtetë, do të thoshte që ndonjëherë unë do të duhej të bëja sakrifica. Deri në këtë pikë, unë thjesht doja të bëhej si doja unë dhe isha shumë si ky bronzi i zhurmshëm tek vargu nga 1 Korintasve 13:1.

Dashuria është forma më e lartë e pjekurisë. Shpesh kërkon një dhuratë sakrifice. Nëse dashuria nuk kërkon sakrificë nga ana jonë, me siguri nuk e duam vërtet personin tjetër. Nëse nuk ka sakrificë në veprimet tona, me siguri jemi duke qënë të sjellshëm për diçka që të tjerët kanë bërë për ne ose thjesht po mundohemi të jemi të sjellshëm për të marrë kontroll mbi personin.

Është e rëndësishme të kuptojmë që dashuria e vërtetë jep veten. Pra, vendimet tuaja, duhet të kenë në zemër gjithmonë interesin e partnerit tuaj. Kur e bëni këtë, jeni duke dhënë veten.

Dëshira e Perëndisë është që bashkëshortët dhe bashkëshortet të duan njëri-tjetrin me sakrifica dhe pa kushte. Kjo do të thotë që nuk bëhet ashtu si doni ju gjithë kohën. Por lajmi i mirë është që, kur dy bashkëshortë sakrifikojnë dëshirat e tyre, do të keni një martesë që triumfon!

Lutje
Perëndi, unë dua të eci me dashurinë e vërtetë në martesën time. Unë marr një vendim të mos kërkoj gjithmonë dëshirën time, por të jem i/e gatshëm/me të sakrifikoj për bashkëshortin/ten tim/e.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Tundimi i pushtetit!Që kur fruti i ndaluar u këput nga pema në Kopshtin e Edenit, raca njerëzore ka kërkuar rrugë të shkurtra për të arritur në pushtet. Jezusi u përball me të njëjtën sfidë në shkretëtirë. Në tundimin e tretë,  shohim Jezusin, megjithëse Perëndia në mish dhe i vetmi i denjë për…
    Tags: të, në, që, dhe, mesazh
  • 100
    Heshtja e Zotit!Disa njerëz e duan heshtjen; të tjerët e urrejnë atë. Disa nuk janë të lumtur nëse nuk ka zhurmë. Por ka të tjerë që dëshirojnë të rrijnë vetëm. Ka disa që flasin pa pushim, dhe ka të tjerë që mezi thonë një fjalë. Por ka raste, për të gjithë ne,…
    Tags: të, që, dhe, në, mesazh
  • 100
    Tundimi i pushtetit!Që kur fruti i ndaluar u këput nga pema në Kopshtin e Edenit, raca njerëzore ka kërkuar rrugë të shkurtra për të arritur në pushtet. Jezusi u përball me të njëjtën sfidë në shkretëtirë. Në tundimin e tretë,  shohim Jezusin, megjithëse Perëndia në mish dhe i vetmi i denjë për…
    Tags: të, në, që, dhe, mesazh
  • 100
    Princi i paqesIsaiah 9:6-7 Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes. Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi…
    Tags: të, në, dhe, që, mesazh
  • 100
    Piktura e plotë.Isaia 18:7 ” Në këtë kohë do t’i sjellë oferta Zotit të ushtrive një komb shtatlartë dhe lëkurëndritur, një popull që e kanë frikë që nga fillimet e tij e më pas, një komb i fuqishëm që shkel çdo gjë, vendi i të cilit ndahet nga lumenjtë; do të çohen në…
    Tags: të, që, dhe, në, mesazh
Comments