LAJMET E FUNDIT

SBASHK-u u rreshtua politikisht, të mos përdoren nxënësit për qëllime politike

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar nëpërmjet një komunikate për media në lidhje me grevën në arsim.

Sipas KMDLNJ-së, për këtë grevë SBASHK-u e gjen arsyetimin për shkak të mosplotësimit të 6 pikave të marrëveshjes së nënshkruar në muajin prill të vitit 2017 mes koalicionit PDK – AAK – Nisma (PAN) e cila nuk ishte në qeveri kur u nënshkrua marrëveshja e që tash është koalicion qeverisës.

“Realisht, SBASHK, duke e nënshkruar një marrëveshje për përkrahje politike dhe duke siguruar vota për këtë koalicion, ka rënë në grackë të premtimeve elektorale e të cilat nuk janë të detyrueshme për zbatim. SBASHK është rreshtuar politikisht duke e cenuar pavarësinë e deklaruar”, thuhet në reagim.

Sipas KMDLNJ-së, keqpërdorimi i fëmijëve (nxënësve) për arritje të qëllimit të grevës nga aspekti i të drejtave të njeriut është i dëmshëm dhe i papranueshëm aq më parë që shumica e nxënësve as që e kanë mbërri moshën madhore për marrje të vendimeve në mënyrë të përgjegjshme.

“SBASHK-u është dashur dhe duhet ta zgjedhë një mënyrë tjetër, të pranueshme të veprimit sindikalist, në përpjekje të realizimit të drejtave që iu takojnë e jo që përmes kushtëzimit të refuzimit të mësimit t’i detyrojë nxënësit të bëhen pjesë e grevës për shkak të mosrealizimit të një marrëveshjeje politike për të cilën nuk janë pyetur fare, as nxënësit e as prindërit (që sigurisht se nuk kanë qenë të gjithë përkrahës të PAN-it)”, thuhet në reagim.

KMDLNJ përkrah të drejtën e çdo veprimi sindikalist që është në kuadër të të drejtave dhe përgjegjësive të SBASHK-ut por e kundërshton këtë mënyrë të veprimit e që është e ndaluar me të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e organizimit dhe veprimit sindikalist andaj kërkon nga prindërit dhe nxënësit të mos e përfillin këtë kërkesë të SBASHK –ut por t’i vazhdojnë mësimet sipas orarit të paraparë.

Nëse SBASHK-u ka të drejtë ta ftojë anëtarësinë të bëjnë grevë, “atëherë nuk ka të drejtë t’i ftojë nxënësit sepse ata nuk janë anëtarë të SBASHK-ut”.

“SBASHK-u duhet të jetë e vetëdijshme për gjendjen e rëndë në arsim andaj duhet të kontribuojë në mbarëvajtjen e punës në arsim e jo të kundërtën. Duhet të vendoset një vijë e qartë ndarëse midis aktiviteteve të lejuara dhe të pranuara sindikaliste, si të drejta të pamohueshme e që duhet të përkrahen dhe manipulimit të nxënësve në funksion të realizimit të këtyre të drejtave, e që nuk duhet të përkrahen por të kundërshtohen”, ka thënë KMDLNJ në këtë komunikatë për media.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Me to janë njoftuar edhe krerët shtetërorë në takimet e shumta ditëve të fundit me diplomatë ndërkombëtarë, shkruan Koha Ditore. Sipas burimeve të gazetës, nëse miratohet shfuqizimi i Speciales, do të ketë degradim marrëdhëniesh bilaterale me shtetet e mëdha të Perëndimit. Do të ketë injorim të lidershipit të Kosovës dhe…
    Tags: të
  • 100
    Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka reaguar ndaj deklaratave të liderëve kosovarë, të cilët kanë thënë se iniciative e tyre për Gjykatën Speciale do të dëmtojë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në. Javë më parë krerët kosovarë kishin filluar një iniciativë për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, iniciativë kjo që…
    Tags: të
  • 93
    Ai është votuar nga 27 asambleistë, kurse, kundër kandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shefki Gashi është votuar nga 19 asambleistë. Pas zgjedhjes së tij Kuleta i ka falënderuar të gjithë anëtarët e kuvendit komunal që e votuan për të qenë Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës. ”…
    Tags: të
  • 89
    Duhet të bëjmë çmos dhe është një ndër prioritetet e vitit 2018, që të bëhet ristrukturimi i ndërmarrjeve publike në mënyrë që të paktën t’i eliminojmë humbjet dhe nëse s’ka fitim, të paktën të mos jenë barrë e buxhetit të Kosovës.
    Tags: të
  • 89
    Dy katet e para të Muzeut të Kosovës janë shndërruar në vendpunishte. Punonjësit e këtij institucioni e edhe të tjerë të angazhuar janë në përfundim të rregullimit të hapësirës së ekspozitës për të cilën shteti ka pritur tash e 18 vjet, shkruan sot “Koha Ditore”. Ajo që konsiderohet si ekspozitë…
    Tags: të
Comments